Date of Award
Fall 11-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Law
First Advisor
Blerim Olluri
Language
Albanian
Abstract
Ky hulumtim shkencorë i titulluar “Strategjia e luftimit të terrorizmit” flet për terrorizmin, e cila edhe në shtetin tonë shfaqet si një ndër format e kriminalitetit të organizuar dhe ka për qellim të hulumtoj dhe studioj terrorizmin dhe aktet terroriste si një fenomen mjaft të përhapur në shoqërinë bashkëkohore dhe në vendin tonë, dhe të vej në pah rrezikshmërin që vjen nga kjo dukuri. Ajo se çfarë e bën me të rëndësishme çështjen është fakti se, edhe nese do të dëshironin apo jo disa njërëz, realiteti flet se terrorizmi si fenomen është shumë i rrezikshëm dhe nuk mund të injorohet, sepse ekziston dhe është konkret . Madje edhe është më shumë se kurrë gjatë historisë në jeten tonë.
Në parim do të njihemi më historkun e shkurtër të terrozimit, kur është shfaqur, kush janë faktorët apo shkaqet e shfaqjës së tij, për të vazhduar deri tek mënyrat, strategjitë e luftimit dhe parandalimi i këtij të këtij fenomeni.
Metodat që janë përdorur gjatë kësaj pune janë të fokusuara në: metoda historike, metoda analitike (e punuar në një përmbledhje nga literaturat e ndryshme), metoda e intepretimit të legjeslacionit dhe metoda statistike.
Në këtë punim shkencor do të nxjerrim këto konkulzione:
Terrorizmi është pjesë e çdo vendi, analizimi dhe studimi i formave të ndryshme të kryerjes së veprave penale, si dhe struktura ligjore lidhur me rregullimin dhe sanksionimin e terrorizmit. Pra, në tërësi ky punim ështe i rëndësishëm pasi trajton këtë dukuri mjaft komplekse dhe të përhapur, në shoqërin bashkohore, trajton çështjet juridiko-penale, përmend format, karakteristikat dhe faktorët e ndryshëm kriminogjen që kanë ndikuar në paraqitjen e tij.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.315
Recommended Citation
Pllana, Ismije, "STRATEGJIA E LUFTIMIT TË TERRORIZMT NË REPBULIKËN E KOSOVËS" (2018). Theses and Dissertations. 352.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/352