Date of Award

Spring 4-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Law

First Advisor

Ramiz Fazliu

Language

Albanian

Abstract

përkatësisht pushteti shtetëror. Prandaj, për të garantuar një qeverisje të mirë, demokratike, transparente pa dyshim se aparati shtetëror duhet të jetë sa më i organizuar dhe efektiv. Një nga format e këtij aparati shtetëror pa të cilën nuk mund të paramendohet veprimtaria e shtetit të organizuar juridik dhe as ndërtimi i një shoqërie demokratike është Administrata Shtetërore. Që realizimi i funksioneve të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme, një ndër kushtet themelore për një administratë të përsosur janë vetë njerëzit, pra shërbyesit civil dhe qytetarët. Prandaj, me Shërbim Civil nënkuptohet veprimtaria e punonjësve të administratës publike, që kanë cilësinë e nëpunësit civil, për të realizuar funksionet e saja të bazuara në kushtetutë dhe ligj. Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka përfshirë në dispozitat e saj një nen të posaçëm për shërbimin civil. Neni 101 i Kushtetutës, parashikon se “përbërja e shërbimit civil do të pasqyrojë shumëllojshmërinë e popullit të Kosovës, duke marrë në konsideratë parimet e barazisë gjinore, të njohura ndërkombëtarisht”.

Demokracia dhe qeverisja e suksesshme janë ndërtuar mbi themelet e një shërbimi profesional. Pra, përveç organizimit të përsosur të administratës, nevojiten edhe njerëz me pregaditje profesionale, që njihen apo quhen edhe si personeli i shërbimit civil. Këta njerëz që kanë cilësinë e nëpunësit civil, rrjedhimisht nuk janë vetëm punonjës shtetëror por gjithashtu, në një masë të madhe mbajtës të fuqive të shtetit. Në këtë kuptim, një shërbim civil i hartuar mirë nga ana ligjore dhe sistem i qeverisjes i menaxhuar mirë e aftëson shtetin të arrijë standarde të profesionalizmit, qëndrueshmërisë dhe vazhdimësisë.

Pra, ky punim trajton mënyrën e organizimit dhe funksionimit të administratës shtetërore, kuptimin e saj si një nga shtyllat e funksionimit të shtetit, kushtet kryesore që duhen të plotësohen për një qeverisje të mirë, si dhe çështjen e shërbimit të nëpunësve civil në Kosovë. Punimi synon të paraqes rëndësin e administratës shtetërore si dhe ndërtimin e një shërbimi civil profesional, që vepron në bazë parimit të meritës, paanësisë politike, transparencës, korrektësisë, ndershmërisë dhe sigurisht në bazë të ligjshmërisë. Në punim gjithashtu paraqitet rëndësia e ligjit për krijimin e një shërbimi civil të qëndrueshëm dhe efektiv.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.316

Included in

Law Commons

Share

COinS