Date of Award

Winter 12-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Architecture (MArch)

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albanian

Abstract

Që nga egzistenca e njeriut strehimi është një ndër elementet bazike për mbijetesë dhe mbrojtje nga kushtet natyrore. Tema që do të trajtoj në këtë hulumtim është "Shtëpia nëntokësore". Tema përmbledh të gjitha sqarimet në lidhje me përfitimet dhe disavantazhet e këtij aspekti arkitekturor, urban, ekologjik dhe social. Qëllimi i temës është që të shërbejë si një themel themelor në hartimin, projektimin dhe ndërtimin e shtëpive nëntokësore si një formë e re banimi në vendin tonë. Pas luftës së fundit në Kosovë (1998-99), rindërtimi filloi në formën të pakontrolluar dhe të paplanifikuar, duke shkatërruar çdo hapësirë të lirë në kryeqytet. Ndërtimi i vrazhdë jo vetëm që prek zonat urbane, por edhe zonat rurale, duke dëmtuar shkallën e terrenit dhe kushtet e natyrës. Me analizën dhe rezultatet e ndërtimit të shtëpive nëntokësore, tema fokusohet në analizimin dhe ndërtimin e këtij lloji të kategorisë së banimit në terren të pjerrët në mënyrë që të mundësohet lehtësimi dhe zhvillimi i zonave të pjerrëta siç janë zonat turistike në Kosovë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.952

Included in

Architecture Commons

Share

COinS