Date of Award

Spring 3-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Law

First Advisor

Miranda Haxhiu

Language

Albanian

Abstract

Evazioni fiskal nuk është një problem i ri dhe viteve të fundit ka tërhequr vëmendje mjaft të vecante të publikut. Tatimet janë burimi kryesor i mbledhjes së të hyrave publike me të cilat shteti i plotëson të dalat publike. Sistemi tatimor në përgjithsi si dhe në vendet më të zhvilluara, është i ekspozuar ndaj mundësisë së afektimit nga evazioni fiskal. Evazioni fiskal duhet kuptuar si shmangie e qëllimshme e obligimit tatimor që del nga kryerja e ndonjë aktiviteti ekonomik. Evazioni fiskal lidhe me të gjitha veprimet që kanë për qëllim të zvogëlojnë ose të eleminojnë kontributin fiskal në arkën e një shtetit. Poashtu konsiderohet si mekanizëm ndëshkimor i sistemit tatimor dhe e vë në pikpytje fuksionimin e rregullt të ekonomisë së tregut.

Evazioni fiskal si dukuri mjaft e përhapur shkakton pasoja dhe probleme brenda sistemit tatimor të një vendi, dhe ne duhet që të punojmë në këtë drejtim në mënyrë që të gjinden zgjidhje të problematikave të tilla dhe në mënyrë që të pamundësohet rritja e evazionit fiskal në shkallë më të larta. Krijimi i masave preventive dhe parandaluse në këtë drejtim, do të jenë shumë të mirëseardhura edhe për ngritjen e mirëqenies shoqërore e po ashtu do të ndikojnë në zhvillimin e venditë.Fillimishtështë e rëndësishme të merremi me shkaqet që na sjellin deri te paraqitja e evazionit fiskal e më pas me pasojat dhe zgjidhjen e tij.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.341

Included in

Law Commons

Share

COinS