Date of Award

Spring 4-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Erdina Gashi

Language

Albanian

Abstract

A

plikacionet mobile janë aplikacione software të menduara për t’u ekzekutuar në një smartphone, tablet ose pajisje tjetër mobile. Këto aplikacione instalohen në një sistem operativ, ashtu siç instalohen programet në një kompjuter desktop ose laptop. Aplikacionet mobile janë bërë sot një element jetik për mbarë njerëzimin në përgjithesi. Njerëzit janë gjithnjë e më shumë në lëvizje nga vetë dinamika e ritmit të jetës sot, dhe kërkojnë lehtësira dhe rezultate të menjëhershme në marrjen e informacioneve. Nëse vendosi të bleni një telefonë të mençur, atëherë shpesh keni dëgjuar fjalët "Android" dhe "iPhone". Këto dy marka të njohura të telefonave të mençurë përdorin aplikacione të shumëta duke pasur çasje në Internet, si duke lehtësuar komunikimin ndërmjet njerëzve me një fjalë janë shumë “funksional”. Ky punim diplome ka për qëllim të bëjë krahasimin dhe dallimin ndërmjet të këtyre dy sistemeve në arkitekturë, nga gjuha që përdorin, si dhe qështje tjera që kanë të bëjnë me sigurinë që ofrojnë tek përdoruesit dhe më pas do të propozohet një arkitekturë e re. Gjatë punimit janë përdorur dy metoda: Medota kuantitative është përdorur për grumbullimin e të dhënave, duke shfrytëzuar pyetësore të shpërndarë online me 51 pjesëmarrës, dhe metoda krahasuese përdoret për krahasimet, dallimet, ngjajshmëritë, përparësitë të dy sistemeve operative si dhe cili prej sistemeve ofron siguri më lartë. Gjatë hulumtimit bazuar nga dy metoda ne konstatuam se iOS ofron siguri të lartë sesa platforma Andorid, dhe propzuam një arkitekurë hibride nga dy komponentet e dy platforma, ku do të krijohet një platformë ideal për përdoruesit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1746

Share

COinS