Date of Award
Winter 12-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Xhevat Pllana
Language
Albanian
Abstract
Arsyeja pse mora në studim ketë temë është fakti se rastet me diabet mielitus në vendin tonë janë të shumta. Eshtë e rendesishme që të mësojmë dhe te marim sa më shumë informacion rreth diabetit mielitus në menyrë qe ti vimë në ndihmë këtyre pacienteve dhe të sigurojmë një kujdes të vecantë për to. Qëllimi i studimit është të mësojmë sa më shumë rreth komplikacioneve të kesaj diagnoze në menyre qe ti sigurojmë pacienteve një menyrë jetese sa më të mirë. Duhet të bejmë që keta pacientë te mos izolohen nga shoqeria por të përshtaten me mënyrën e re të jetesës dhe të integrohen sa më mirë në shoqeri, në mënyrë që të bëjnë një jetë sa më komode dhe sa më normale edhe pse tashmë janë ndryshe nga pjesa tjetër e shoqërisë. Personeli mjeksor por kryeshisht ai infermieror duhet të bëjë një punë të palodhur me këto persona si nga ana profesionale ashtu dhe nga ana morale.
Diabeti mellitus është një sëmundje endokrine, autoimune që ka në thelbin e saj rritjen e glukozës në gjakë, e cila vjen si pasojë e mungesës së insulinës, që nuk pordhohet mjaftueshem nga qelizat B të ishujve të pankreasit. Ka një predispozite gjenetike. Mund te prek çdo moshë, në rastet kur diabeti prek moshat pediatrike, shkaku është dëmtim i qelizave B të ishujve të Langerhansit, që conë në munges të prodhimit te insulines.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.103
Recommended Citation
Gashi, Xhenete, "SËMUNDJA E SHEQERIT (DIABETIS MELLITUS) – RËNDËSIA E KUJDESIT DHE TRAJTIMIT INFERMIEROR" (2019). Theses and Dissertations. 106.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/106