Date of Award
Summer 8-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Law
First Advisor
Albulena Ukimeraj
Language
Albanian
Abstract
Terrozimi dhe aktet terroriste nuk janë fenomene vetëm të botës së sotme moderne, veprat terroriste kanë ekzistuar në forma të ndryshme duke përfshirë edhe ato më primitivet, duke pasur parasysh që zanafillën e tyre e kanë që prej kohëve më të lashta të njerëzimit.
Mund të thuhet se sot fenomenet terroriste janë duke u bërë kërcënim real për botën moderne dhe qeveritë demokratike. Fjala terrorizëm, shikuar nga aspekti filologjik, paraqet një sintezë të fjalës latine terror dhe sufiksit latin me prejardhje greke “izem”. Fjala terror rrënjët e veta i ka në foljen tras, e që do të thotë dridhje. E hasim në fjalët greeke “ipeë”, persike “tersidan” dhe atë latine “ters” apo “tres”.
Të gjitha këto fjalë tregojnë reaksionin trupor qëështë shprehur me foljen dridhje. Ndërsa sipasdisa autorëve të tjerë, fjala terrorizëm e ka prejardhjen nga fjala latine “teroris”, që do të thotë frikë e madhe. “Terrorizmi nuk do të thotë vetëm frikë e individit ose e disa individëve të caktuar, por ndjenjë e frikës dhe e panikut kolektiv, të shkaktuara nga kërcënimi I një rreziku konkret. Këtu duhet pasur parasysh faktin se edhe krizat ekonomike ose katastrfoat e ndryshme natyrore, mund të shkaktojnë frike ose panic shoqërorë, mirëpo ato nuk ushtrojnë terror, ngaqë terrori është veprim njerëzor i orientuar në drejtim të shkaktimit të ndjenjave të tilla të frikës shoqërore.Në këtë kuptim terrori paraqitet si process I caktuar shoqëroro-politik, në të cilin përfshihen tri palë pjesëmarrëse: organet e ndjekjes, të ndjekurit politikë dhe pjesa tjetër e popullsisë, e cila nuk I takon asnjërës nga këto dy kategori.”(Petrit Zogaj Terrorizmi Maj 20, 2015).Në 30 vitet e fundit, bota perëndimore është tronditur vazhdimisht nga fenomene terroriste që kanë vënë në rrezik themelet dhe rregullat e bashkëjeteses civile, por në vecanti në zonat arabe dhe në ato afrikano-veriore.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.329
Recommended Citation
Gegaj, Ermira, "TERRORIZMI" (2019). Theses and Dissertations. 338.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/338