Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Edrina Gashi

Language

Albanian

Abstract

Në ditët e sotme ne po përjetojmë një përmbytje të madhe nga të dhënat, si rezultat jo vetëm i internetit dhe kompjuterizimit të shoqërisë sonë, mirëpo edhe si pasojë e grumbullimit dhe ruajtjes së të dhënave të papërballueshme dhe të fuqishme nëpër pajisje. Këto të dhëna janë në rritje eksplozive, si në madhësi ashtu edhe në formë, të cilat njëherit paraqesin një sfidë themelore për analiza të mëdha të të dhënave. Kjo rritje e shpejtë pritet të vazhdojë dhe statistikat tregojnë numër edhe më të lartë të kësaj rritje në vitet në vazhdim. Të dhënat vijnë nga kudo - nga sensorë në telefonat mobil dhe makina, nga transaksionet në internet dhe blerjet me kartë krediti, nga pyetjet e kërkimit në shfletues të internetit, nga emailet, rrjedhat e klikimeve dhe shkrimet, por edhe nga të dhënat shëndetësore, rrjetet elektrike, rrugët, urat dhe pozicionimi global i satelitëve. Me fjalë të tjera, çdo gjë që bëjmë dhe çdo gjë që ndodh në botë është e regjistruar. Pra të dhënat janë rritur në një vëllim të madh, përmbajnë variacione të ndryshme dhe janë prodhuar aq shpejt sa që me këtë rast është krijuar një term i ri i quajtur “Big Data” (“Të dhënat e mëdha”). Mbi këtë term edhe është ndërtuar punimi i cili do të shtjellojë të dhënat e mëdha në përgjithësi dhe njëkohësisht do të paraqes rezultatet mbi funksionalitetin dhe performancën në praktikë të veglave për menaxhim me të dhëna të mëdha.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1744

Share

COinS