Date of Award

Fall 10-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mustafë Hasani

Language

Albanian

Abstract

Duke pasur parasysh rëndësinë e tatimit në pronë, vendosa që ta trajtojë këtë çështje në punimin e diplomës, komuna e Prizrenit. Punimi në fjalë ka për synim të trajtojë tatimin në pronë dhe kategoritë që përfshihen brenda saj. E tërë kjo konsiston që nga regjistrimi i pronës, pastaj vlerën që ka ajo, të hyrat nga tatimi në pronë, ankesat e qytetarëve, dënimet e mundshme për vonesa ose mos pagesa të tatimit në pronë, si dhe investimet e bëra në komunë nga të hyrat e tatimit në pronë në komunën e Prizrenit. Në shumicën e vendeve është mjaftë sfiduese që tatami në pronë të planifikohet, vilet dhe të koncentrohen mjetet e tatuara nga tatimi në pronë. Shumë shpesh, komunat ndërmarrin aktivitete të ndryshme me qëllim që të arrijnë me shumë rezultate në tatimin në pronë. Tatimi në pronë është i përqendruar në nivel komunal, dhe është i rregulluar me ligj, që të administrohet tërësisht nga komuna. Pasi që hulumtime dhe studime të mëhershme vetëm pjesërisht kanë shpejguar pyetjen hulumtuese dhe nuk ka dijeni të mjaftueshme për kontekstin e problemit dhe njohuritë aktuale përfshijnë fenomene komplekse që duhet të organizohen dhe të analizohen më tutje, bazuar në pyetjen hulumtuese dhe rezultatin e pritur nga punimi hulumtues, si qasje hulumtuese është zgjedhur të përdoret metoda kualitative. Pas një shqyrtimi holistik të strategjive dhe të kuptuarit të natyrës së rastit të studimit, ne e zgjedhëm rastin e studimit, si strategjinë e duhur hulumtuese për këtë punim. Duke marrë parasysh analizat e mëparshme, ne përdorëm disa raste të studimit. Metodat e mbledhjes së të dhënave për rastet e studimit përfshijnë: analizën statistikore të raporteve komunale mbi tatimin në pronë si dhe pyetësorin.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1821

Included in

Business Commons

Share

COinS