Date of Award
Fall 9-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Food Science
First Advisor
Xhavit Bytyçi
Language
Albanian
Abstract
Qumështi i cili prodhohet në fermat e lopëve qumështore në Kosovë, përveç që duhet të jetë i kompletuar në aspektin kimik, fizik dhe organoleptik, patjetër që duhet të jetë higjienikisht i pastërt. Kjo nënkupton që qumështi të mos ketë mikroorganizma patogjen si dhe të mos ketë rritje të numrit të mikroorganizmave mbi normat ligjore të cilat e rregullojnë këtë çështje si dhe të mos ketë rritje të numrit të qelizave somatike në qumësht. Qelizat somatike në fakt janë qeliza të sistemit imun (mbrojtës) të organizmit me funksion të veçantë, luftimin e mikroorganizmave në gjëndrën qumështore, ku edhe sintetizohet qumështi. Rritja mbi normën e qelizave somatike nuk është e lejuar me rregullore të vendit sepse e ulë kualitetin e qumështit , sjell dëme ekonomike dhe mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e konsumatorëve. Madje për këtë qëllim përmes Udhëzimit Administativ është rregulluar edhe kategorizimi i qumështit në bazë të numrit të qelizave somatike për 1 ml. Prandaj, përdorimi i analizave të specifikuara me norma dhe standarde për monitorimin e qelizave somatike në qumështin e freskët është e domosdoshme, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të konsumatorëve. Në punimin e kësaj diplome për vlerësimin e numrit të qelizave somatike në qumështin e freskët është përdorë aparati Fossomatic™ Minor i cili bënë detektimin e qelizave somatike në qumësht dhe i cili punon sipas Metodës Flouro Optiko Elektronike, ku përmes kësaj metode janë analizuar 1,525 mostrave të qumështit për përcaktimin e numrit të qelizave somatike të cilat mostra janë marrë në regjionin e Prishtinës, për periudhën 6 mujore Janar- Qershor 2019. Gjatë analizave të mostrave te qumështit për periudhën Janar -Qershor 2019 rezultoi se 46.16 % të mostrave të analizuara kategorizohen në extra klase, 8.46 % të mostrave të analizuara kategorizohen në klasë të parë, 5.64 % të mostrave të analizuara kategorizohen në klasë të dytë dhe 39.74 % të mostrave të analizuara kategorizohen në klasë të tretë. Kjo tregon se gjendja shëndetësore e gjirit të lopëve në 54 % të rasteve përmban qeliza somatike në nivel fiziologjik (kategoria extra dhe klasa e parë), gjë që tregon se fermerët ju kanë përmbajtur kritereve higjienike gjatë mbarështimit të lopëve qumështore, ndërsa 46 % të fermerëve kanë probleme me infeksionet e gjirit të lopëve të tyre dhe rritje të qelizave somatike (klasa e dytë dhe e tretë).
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.15
Recommended Citation
Bajraktari, Shkurta, "Hulumtim për treguesit e qelizave somatike në kualitetin e qumështit të freskët nga mostrat e sjellura nga regjioni i Prishtinës" (2019). Theses and Dissertations. 15.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/15