Date of Award
Winter 2-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Engineering Management
First Advisor
Ines Bula
Language
Albanian
Abstract
Sektori i energjisë elektrike si një ndër sektorët më të rëndësishëm industrial në ekonominë e Kosovës, duhet të planifikohet dhe zhvillohet në mënyrë adekuate dhe në kohë. Rrjeti i bartjes dhe shpërndarjes luan rol të rëndësishëm në sistemin elektroenergjetik duke bërë të mundur bartjen dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të energjisë elektrike nga gjeneratorët vendor dhe nga importet, deri te konsumatorët e mëdhenj dhe nyjet shpërndarëse. Zhvillimi i shoqërisë dhe ngritja e varësisë për energjinë elektrike kërkon rrjet të bartjes dhe shpërndarjes të sigurt, të besueshëm dhe efikas. Varësia në rritje për energji elektrike nënkupton që toleranca për ndërprerje te furnizimit duhet të jenë minimale, ndërsa ndërprerjet e tej-zgjatura nuk mund te pranohen. Kjo në të ardhmen detyrimisht implikon standarde të larta të furnizimit nga rrjeti i bartjes. Arritja e sigurisë adekuate te furnizimit me energji elektrike; integrimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të tregut, integrimin e kapaciteteve te reja gjeneruese, ndërlidhet me planifikim të duhur të sistemit të bartjes. Pasi qe kërkesa për energji dhe gjenerim ndryshojnë; ose pasi qe rrjeti regjional i bartjes bëhet edhe me shumë i ndërlidhur; ose ngarkesa apo gjenerim i ri kyçen në rrjet, rrjedhat e fuqisë elektrike në rrjetin e bartjes ndryshojnë. Për të akomoduar këto ndryshime të rrjedhave te fuqisë, në vazhdimësi është e nevojshme te përforcohet rrjeti i bartjes, ashtu që të mirëmbahet niveli i sigurisë, performancës dhe efiçiencës së sistemit te bartjes.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.32
Recommended Citation
Bajrami, Berat, "BARTJA DHE SHPËRNDARJA E ENERGJISË ELEKTRIKE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS" (2019). Theses and Dissertations. 45.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/45