Date of Award

Winter 2-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albanian

Abstract

Tema e marrë për ta shqyrtuar në këtë punim diplome është shtëpi për të moshuar.Kjo temë mendoj që është mjaft e rëndësishme për banorë duke u bazuar ne mangësi të këtij objekti në shtetin tonë, përkatesisht në lokacionin e përzgjedhur. Lokacioni I përzgjedhur është në Prizren.

Vazhdimisht në Prizren ka ndërtime të llojeve te ndryshme të objekteve por jo shtëpi për të moshuar, kjo është edhe arsyeja e përzgjedhjes së temës së diplomës.Lokacioni është përzgjedhur në bazë të planit zhvillimor komunal, ku thot se shtëpia për të moshuar do të vendoset në fshatrat kryseore të Prizrenit të cilat janë: Gjonaj, Hoça e Qytetit, Mushnikova, Pirana, Reçani, Romaja, Velezha, Zhuri dhe Zymi. Lubizhda, që për momentin është fshat qendror, por parashihet që ajo të bëhet paralagje e Prizrenit prandaj unë vendosa që shtëpinë për të moshuar ta vendosi në Lubizhdë,që ta ketë edhe qytetin afër por edhe të ketë qetësi përrreth tyre pasi që të gjithë nuk preferojnë jetën në qytet dhe në të njejtën kohë disa nuk preferojnë jetën në fshat, mendoj që kjo është një zgjidhje e të dy palëve.

Hapat e ndërmarrur për hulumtimin e këtij rasti ishin duke filluar nga shqyrtimi i literaturave të ndryshme lidhur me objektet shtëpive për të moshuar, pastaj analiza të lokacionit dhe veprat historike.Zhvillimi I hovshëm ka nxit në pa mundësi të kujdesit për të moshuar, e cila është edhe arsyeja për ndërtimin e shtëpive për të moshuar.

Pastaj standardet e projektimit shtëpive për të moshuar, numri I dhomave, llojet e dhomave, dhomat ndihmëse, gjersia e koridoreve, dhe dhomat për përkujdesjen e tyre.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.751

Included in

Architecture Commons

Share

COinS