Date of Award

Fall 10-2010

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Bekim Gashi

Language

Albania

Abstract

Informacionet janë burime mjaft të vlefshme në një organizatë. Softuerët kompjuterik sigurojnë një mënyrë efikase të procesimit të informatave, ku sistemet e bazave të të dhënave janë duke pësuar një rritje mjaft të madhe dhe janë bërë mjaft të zakonshme me anë të cilave bëhet e mundur të ruhen dhe të korrigjohen informatat në mënyrë efektive. Tema mbulon një krahasim në mes të sistemeve te menaxhimit të bazave të të dhënave (database management system). Kjo siguron që të krijohet një kuptim më i mirë i modelimit relacional të të dhënave (relational data modeling), qëllimin e tyre, natyrën dhe standardet të cilat janë përdorur në krijimin e relacioneve të modelimit të të dhënave. Bazat e të dhënave relacionale (relational databases) janë sistemet e menaxhimit të bazave të të dhënave (DBMS) më të popullarizuara në botë dhe mbështeten nga prodhues të ndryshëm për implementimin e shumë softuerëve kompjuterikë. Shumica e detyrave praktike në industri kërkon aplikimin e algoritmeve në mënyrë relative dhe jo të algoritmeve komplekse që përmbajnë sasi të mëdha të dhënave edhe strukturë mirë të organizuar. SQL (Structured Query Language) është gjuhë standarde kompjuterike e cila përdoret të komunikoj me RDBMS. SQL përfshin pyetësorët (query), azhurnimin (update), krijimin dhe modifikimin e skemave (schema) dhe qasje në kontrollin e të dhënave. Trendet aktuale në fushën harduerike sikurse është teknologjia RAID i bëjnë RDMS që të mbështesin transferim të shpejtë, vlefshmëri shumë të lartë, operim te lehtë në kohë reale (real-time) dhe mundësi për kosto efektive. Bazat e të dhënave të orientuara në objekte (objekt-oriented databases) gjithashtu janë duke u bërë mjaft të rëndësishme. Sikurse që programimi i orientuar në objekte vazhdon me rritje mjaft të madhe, një gjë e tillë do të ndikoj për bazat e të dhënave. Qëllimi kryesor i kësaj teme është që të krijohet një sistemi i tillë që të sigurojë një mjedis i cili është njëkohësisht i përshtatshëm dhe efikas për korrigjimin dhe ruajtjen e informacioneve të një ndërmarrje apo kompanie me përmasa globale. Kjo temë po ashtu shqyrton vështrim të përgjithshëm të DBMS e cila përfshin konceptet lidhur me të dhënat dhe bazat e të dhënave. Një rëndësi të madhe do ti kushtohet edhe paraqitjes së qasjes lartë-poshtë të modelimit të të dhënave ku në veçanti do të diskutohet për modelet ER dhe EER dhe komunikimin e modelit ER në modelin relacional.

DOI

10.33107/ubt-etd.2010.1657

Share

COinS