Date of Award

Spring 6-2010

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Law

First Advisor

Eqrem Zenelaj

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi i punimit mbi rolin e Diplomacise multilaterale në Kosovë është elaborimi rreth përfshirjes e bashkësisë ndërkomëtare në forma të organizuara rreth organizatave ndërkombëtare dhe rolin e diplomacive të shteteve anëtare dhe qëndrimet e tyre. Studimi në fjalë ka rëndësi të veçantë për shkak të momentit politik në të cilin gjindet Kosova në prag të shpalljës së vendimit të Gjykates ndërkombëtare të drejtësisë mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008.

Në këtë punim në mënyrë të përgjithshme do të shqyrtohet përfshirja e organizatave ndërkombëtare në zgjidhjen e qështjes së Kosovës në menyrë kronologjike duke filluar me ngjarjet te cilat kanë rezultuar me miratimin e Kushtetutës RFSJ-së së vitit 1974; represaljet e para të cilat shkaktuan proteste të viteve ’80; shpërbërjen e Jugosllavisë; konfliktin e vitit 1999; intervenimin e NATO-së; administrimin ndëkombëtarë; shpalljen e pavarësisë dhe rrugen e Kosovës drejt integrimit në familjen europiane.

Punimi e paraqet angazhimin dhe ndërhyrjen e organizatave ndërkombëtare dhe ndërrimin e rolit të tyre mvarësisht nga faza në të cilën gjindej Kosova. Në menyrë gjithëpërfshirëse paraqitet rruga e Kosovës nga periudha e shkeljes masive të drejtave të njeriut në Kosovë deri te ndërtimi i shtetit dhe shpallja e pavarësisë të gjitha këto nën vëzhgimin e afërt dhe ndërhyrje të organizatave ndërkombëtare si dhe zëvendësimin e veprimëtarisë së tyre me angazhimin e diplomacisë së re të Kosovës.

DOI

10.33107/ubt-etd.2010.375

Included in

Law Commons

Share

COinS