Date of Award

Winter 12-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Journalism, Media and Communication

First Advisor

Gjylie Rexha

Language

Albanian

Abstract

Të folurit në radio është njëri ndër elementet më të rëndësishme për gazetarët dhe moderatorët, pavarësisht nga programet në të cilat janë të angazhuar. Studiuesit e ndryshëm e cilësojnë mënyrën se si flitet në radio si shenjë identifikuese të radios dhe në raste të veçanta e barazvlerësojnë përmbajtjen me mënyrën se si përcillet ajo te dëgjuesit. Mënyra se si flasin gazetarët dhe moderatorët në programet e radios, ndikon në krijimin e lidhjes së radios me audiencën/dëgjuesit e saj. Për të krijuar afërsi dhe komunikim me dëgjuesit, nevojitet të respektohen parimet kryesore, që përvetësohen nga gazetarët përmes ushtrimit të teknikave të mënyrës së të shprehurit në programet e ndryshme. Teknikat e të folurit përshijnë elemente Si: intonacioni, ritmi, frymëmarrja, drejtshqiptimi i etj. Secili prej tyre paraqitet si karakteristikë e të gjitha programeve në radio pavarësisht nëse bëhet fjalë për programe informative, argëtuese, sportive, kulturore etj. Në këtë punim shtjellohet rëndësia e këtyre elementëve, në programet e radios, pavarësisht nga natyra dhe tematika e programeve.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.143

Included in

Communication Commons

Share

COinS