Date of Award

Fall 10-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ylber Limani

Language

Albanian

Abstract

When people start telling you that you're crazy, you just might be near to the most important innovation in your lifeLarry Ellison.

Ky punim do të jetë një përpjekje për të dhënë një pasqyrë të dobishme të situatës aktuale të Përgjegjësisë Sociale në Kosovë, thjeshtë do të jetë diçka e re për ne, por që do na udhëheqë drejt një procesi mjaftë të gjatë, gjë që do të na shërbejë si bazë për hapat e mëtutjeshëm drejt ndërrmarrësisë sociale në vend, duke iu referuar literaturës përkatëse. Punimi diskuton mënyrën se si ndërmarrja sociale mund të ofrojë zgjidhje inovative për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve sociale, sjelljes shoqërore jofunksionale dhe zhvillimit socio-ekonomik.

Problemet sociale në Kosovë, janë probleme që urgjentishtë kanë nevojë të zgjidhen, probleme për të cilat duhet të bëhet një analizë e hollësishme, nga ana tjetër duhet të kemi shumë kujdes me klientelën, e cila në këtë rast është sociale.

Duhet të kuptohet shumë qartë se si organizohet biznesi social që nënkupton se je vetëm i punësuar dhe jo pronar i biznesit, punon shumë për të bërë të mundur gjenerimin e fitimit, i cili në fund nuk do të shkojë tek aksionerët, por do të riinvestohet. Situata aktuale e përgjegjësisë sociale është vetëm fillimi i cili kërkon një angazhim dhe qasje të vazhdueshme drejt zgjidhjes së problemit.

Ky proces për të qenë i suksesshëm duhet të ketë fokus përdorimin e parimeve të Përgjegjësisë Sociale, standardeve, vlerave, me fjalë të tjera një kuadër i përgjegjshëm nga pikëpamja sociale për të transformuar zhvillimin e burimeve natyrore të Kosovës në produkte dhe përfitime të qëndrueshme për të gjithë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.2766

Included in

Business Commons

Share

COinS