Date of Award

Fall 9-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mentor Geci

Language

Albanian

Abstract

Në dinamikën ekonomike globale në ditët e sotme fuqia, potenciali për të parashikur të ardhmen sjell përparsi të githanshme, për arsye se mund të parandalohen rreziqet e papritura. Në këtë perspektivë, është e rëndësishme që vazhdimisht të përcjellim të dhënat nga e kaluara, në mënyr që të mos na befasoj e ardhmja. Qëllimi i këtij studimi është që të ofrojë një pasqyrë të trendit të kredive në bazë të aktivitetit ekonomik dhe të bëjë krahasimet në sektor të ndryshëm të ekonomisë. Të dhënat e huazuara nga raporti i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës tregojnë se huat bankare në Republikën e Kosovës janë investur kryesisht në tregti, sidomos në vitin e fundit ka pas një ngritje të investimeve në këtë sektor.

Ekonomia e Kosovës vazhdon të jetë e varur nga importi. Kjo dukuri ka bërë që edhe shumica e kredive të jenë të destinuara në sektorët e tregtisë dhe të shërbimev, ngecje ka në sektorët e Bujqësis, Industrisë Energjetikës dhe Ndërtimtarisë. Investimet e Huaja shumë herë kanë pësuar rënie drastike.

Ngritja e Investimeve të Huaja Direkte do të ndikonte në rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto, do të ngriste eksportin dhe do të ulte importin. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të kemi një zhvillim të hovshëm të vendit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1096

Included in

Business Commons

Share

COinS