Date of Award
Winter 12-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Banush Shyqeriu
Language
Albanian
Abstract
Me rritjen e kërkesave nga të gjitha shtresat për banim në qytete, ndërtesave për banim kolektiv po iu rritet rëndësia çdo ditë e më shumë. Përderisa ky lloj i ndërtesave fokusohet kryesisht në dizajnimin dhe konceptualizimin e hapësirave të banimit, dizajnimi i shprehjes së fasadave të tyre influencon në masë të madhe panoramën e qytetit. Si rrjedhojë, krijimi i hapësirave me shtresa diverse të banimit dhe funksioneve tjera është një nga sfidat më domethënëse të arkitekturës bashkëkohore.
Së fundmi është krijuar një nevojë emergjente për zhvillimin e ndërtesave shumëbanesore sa më efikase, ekologjike por edhe rritje të densitetit. Kështu, për ta lehtësuar mungesën akute të strehimit financiarisht të përballueshëm në qytetet e mëdha, duke e shfrytëzuar tokën në mënyrë ekonomike, duke e ruajtur energjinë me kursimin e shfrytëzimit të panevojshëm dhe duke revitalizuar qendrat urbane. Këto sfida shpijnë deri tek krijimi i disa prej ndërtesave bashkëkohore më inoavtive në vitet e fundit. Nuk ka dyshim se dizajni i blloqeve të banimit është sot një ndër temat më interesante e atraktive për arkitekturën bashkëkohore, po ashtu edhe njëra nder sfidat e kësaj arkitekture, për arsye të konflikteve dhe ndryshimeve dramatike socio-ekonomike e po ashtu edhe ambientale.
Gjatë gjysmës së dytë të shek. XX, përdorimi i konstruksionit vertikal është siguruar të jetë zgjidhja më logjike dhe efektive. Megjithatë problematikat dhe kompleksiteti i banimit janë më të gjera së zgjidhja konstruktive.

Në fillim të shek. XX vetëm 10% e popullsisë botërore jetonin në qytete. Ndërsa, dekada e pare e shek. XXI u mbyll me 50% e popullsisë që jetojnë në qytete.
Edhe pse kërkesat për banim kolektiv janë rritur në masë të madhe në dekadat e fundit, banimi kolektivi në arkitekturë është paraqitur shumë herët.
Historikisht banimi kolektiv është i vjetër po aq sa edhe vet njerëzimi, ndërsa banimi shumëbanesor në shume kate, në njërën anë është i lidhur me themelimin e zonave të dendura të banimit me karakter urban, kulturës së banimit, zhvillimit dhe avancimit të teknikave dhe teknologjisë së ndërtimit si dhe faktorëve tjerë te cilët kane influencuar një kalim masiv në këtë lloj të banimit.
Me rritjen e numrit të popullsisë në botë gjithnjë e më shumë, dizajnimi i ndërtesave të banimit është shndërruar në një ndër sfidat më të mëdha të arkitektëve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.627
Recommended Citation
Iseni, Besart, "BANIM KOLEKTIV" (2017). Theses and Dissertations. 640.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/640