Date of Award

Spring 5-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ermal Lubishtani

Language

Albanian

Abstract

Marketingu, diciplinë e hershme kuptimi i së cilës ka ndryshuar vazhdimisht me kalimin e kohës. Që nga qasjet më të hershme e deri sot në epokën tonë digjitale janë dhënë shumë kuptime mbi nocionin e marketingut. Ndryshimet janë evidentuar me kalimin kohës duke dhënë njëkohësisht definime për qasje të reja. Deri më tani, akoma nuk mund të hasim në përkufizim të specifikuar të termit të marketingut që është i pranuar gjithanshëm, mirëpo të gjithë po thuaj se e kanë të qartë rolin dhe rëndësinë e tij.

Në varësi nga zhvillimi dhe përsosja e marketingut, edhe përkufizimet për marketingun janë të shumta dhe pësojnë ndryshime. Bazuar në vlerën e marketingut për një ndërmarrje të sukseshme dhe fitim-prurëse është zgjuar kurreshtja për të hulumtuar gjerësisht qasjet dhe teoritë e marketingut nga më të hershmet e deri më të rejat. Tema e pёrzgjedhur do tё shtjellojё mё detalisht qasjet e marketingut duke ofruar njё pasqyrё mё tё mirё kuptimit, zhvillimit dhe ndryshimeve.

Kurreshtja për të vështruar nga afër ndryshimet e qasjeve dhe teorive të marketingut shpien të studiohet edhe mё tej kjo çёshtje, duke i dhёnё edhe mё shumё theks rёndёsisё dhe ndikimit pozitiv tё tij.

Pёr zhvillimin e punimit do tё pёrdorёm burimet primare dhe ato sekondare. Burimet primare janё tё dala nga pyetësori i realizuar rezultatet e tё cilave janё tё paraqitura mё poshtё gjatё punimit dhe burimet sekondare tё dala nga artikuj tё ndryshёm, blogje, web analiza, punime shkencore. Duke shfrytёzuar kёto burime do tё bёhet e mundur kuptimi i marketingut,qasjet e reja, dhe benifitet qё ajo posedon për të ndikuar në zhvillimin e një ndërmarrje.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1088

Included in

Business Commons

Share

COinS