Date of Award

Spring 5-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bernard Dosti

Language

Albanian

Abstract

Rritjet ekonomike në vendet në tranzicion zakonisht varen nga forma e sistemit bankar të aplikuar, i cili njëkohësisht konsiderohet edhe si një lloj infuzioni për sektorin privat e publik. Pa zhvillimin e sistemit bankar nuk mund të kemi as rritje ekonomike, pasi si procese janë të ndërlidhura ngushtë njëra me tjetrën.

Kosova është një rast specifik në këtë drejtim, por sistemi bankar është vlerësuar si determinues i politikave ekonomike në vendin tonë për gjatë tërë këtyre viteve të pasluftës. Qershori i vitit 1999 e ka gjetur Kosovën në një kolaps ekonomik për shkak të luftës, ku sistemi bankar po njëjtë ishte në një kolaps të tillë. Prandaj sistemi i zhvillimit ekonomik në vendin tonë, duke përfshirë edhe sistemin bankar konsiderohen se kanë filluar një epokë të re që nga ky vit, duke filluar me vështirësi por drejt një rimëkëmbje që premtonte përmirësimin e situatës së përgjithshme ekonomike.

Gjithsesi se sistemi bankar për shkak të protektoratit ndërkombëtarë, ju kishte nënshtruar një modeli të huaj i cili e menaxhonte, udhëhiqte, kontrollonte dhe ndërhynte në secilën kohë të mundshme e të nevojshme. Në këtë këndvështrim sistemi bankar i aplikuar në vendin tonë është vlerësuar si i ndryshëm nga ai që ishte aplikuar deri para vitit 1999. Nga një sistem monist bankar në një sistem modern e alternativ, duke i dhënë shkas një konkurence të drejtë, harmonike dhe reflektuese.

Përpjekjet për krijimin e bankava nga aksioner vendor të cilët kishin bashkuar forcat në këtë drejtim, ose kishin dështuar ndër vite, ose ishin detyruar të hynin nën ombrellën e bankave të huaja të cilat tashmë veç ishin pjesë e sistemit bankar në vendin tonë të krijuar nga vet ndërkombëtarët. Domethënë në njëfar mënyre sistemi banker në Kosovë është diktuar nga ndërkombëtarët, por në mënyra të ndryshme kanë ndihmuar zhvillimin ekonomik falë kredive të vogla, të mesme e të mëdha. Sot sistemi banker konsiderohet si shumë i avancuar për dallim nga fillimet e saj, dhe tashmë besohet se është njëra prej shtyllave përkrahëse të zhvillimit ekonomik në vendin tonë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.2756

Included in

Business Commons

Share

COinS