Date of Award

Fall 10-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ylber Limani

Language

Albanian

Abstract

Sjellja organizative mund të konsiderohet si një nga fushat më të rëndësishme që përmban në veti shumë tema të rëndësisë së veçantë për zhvillimin e bizneseve dhe të organizatave si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Qëllimi i këtij hulumtimi është shqyrtimi dhe studimi i pikëpamjeve të menaxhmentit lidhur me rëndësinë, formën dhe mënyrat e sjelljes organizative në ndërmarrjen e tyre. Sjellja organizative si pjesë e kryesore e kulturës organizative studiohet në nivele të ndryshme akademike në mbarë botën. Kjo bëhet në nivele të ndryshme të organizatës ku përfshihen punonjësit, klientët , menaxhmenti, investitorët, etj. Rëndësi të veçantë në përcaktimin e sjelljes organizative ka struktura e një organizate dhe lidershipit i saj. Në Kosovë, nuk ka evidencë të mjaftueshme se ndërmarrjet janë të përkushtuara në krijimin e një sistemi të sjelljes organizative e cila do të ndikonte pozitivisht në motivimin e të punësuarave dhe në ngritjen e produktivitetit. Prandaj ky punim mund të konsiderohet si një tentativë për të e pasuruar këtë fushë me literaturë dhe për të hulumtuar se si qëndrojnë organizatat kosovare në raport me sjelljen organizative.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1764

Included in

Business Commons

Share

COinS