Date of Award

Fall 9-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Albnora Hoti

Language

Albanian

Abstract

Teknologjia në ditët e sotme është baza nga e cila po fillon të ndërtohet çdo biznes ku forma e operimit në treg qasja në të dhe ofrimi i çdo lloj shërbimi po ndërlidhet ngushtë me burimet që i takojnë fushës së teknologjisë. Bizneset për të funksionuar në mënyrën më të mirë të mundshme tashmë kanë filluar të implementojnë teknologjitë më të fundit në mënyrë që të jenë në hap me kohën dhe konkurrencën e cila çdo ditë është në rritje e sipër, prandaj implementimi i teknologjisë tashmë është bërë shumë i nevojshëm që biznesi të mbijetoj në ditët e sotme. Për të gjitha organizatat rëndësinë kryesore e kanë burimet e tyre njerëzore pa të cilat normalisht se nuk do të mund të operonin në treg, duke mos pasur mundësi te ofrojnë produktet apo shërbimet e tyre të cilat janë ngushtë të ndërlidhura me stafin e angazhuar ne organizatë të cilët janë baza e krijimit të të gjitha aktiviteteve që zhvillohen në organizatë. Tashme ka filluar të vihet re një ndikim i teknologjisë së informacionit për të ofruar një menaxhim sa më të përshtatshëm të burimeve njerëzore për organizatën, që do ti ndihmoj kësaj të fundit për të arritur qëllimet strategjike dhe planet afat gjate, por në të njëjtën kohë duke mos i anashkaluar edhe nevojat dhe kërkesat e stafit i cili natyrisht se ka një kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivave të organizatës. Duke u bazuar në disa hulumtime dhe materiale të shqyrtuara do të shpjegojmë ndikimin e teknologjisë së informacionit në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe rëndësinë e këtij ndikimi për organizatat.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1772

Included in

Business Commons

Share

COinS