Date of Award
Spring 5-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Banka Qëndrore e Kosovës është autoritet i pavarur kombëtar që udhëheq politikën monetare, rregullon bankat komerciale dhe siguron shërbime financiare duke përfshirë hulumtime ekonomike e që e ka të rregulluar me ligjet e kushtetutës së Kosovës. Qëllimet janë të stabilizojnë monedhën e vendit, të mbajnë papunësinë e ulët dhe të parandalojnë inflacionin në mbarë vendin. Në kuadër të këtij studimi në fillim është analizuar kuptimi i bankës qëndore në përgjithësi me fokus të veçant është analizuar roli dhe funksioni i saj. Qëllimi i këtij studimi është përshkrimi dhe vështrimi sa më i hollësishëm i Bankës Qëndrore në Kosovë, rolin e saj dhe strukturën organizative gjithashtu rëndësi të veçant i është kushtuar funksionit që kryen Banka Qëndrore në ndimikin e zhvillimit te ekonomisë.
Përmes këtij studimi kemi bërë përpjekje të tregojmë përgjegjësin që ka Banka Qëndrore në mbrojtjen e stabilitetit financiar dhe zhvillimit ekonomik të një vendi. Përveç kësaj Banka Qëndrore gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në shmangien e luhatjeve ciklike duke kontrolluar ofertën e parasë në treg, po ashtu është analizuar procesi i hyrjes në Eurozon si dhe mbikqyrja financiare e Bankës Qëndrore të Kosovës.
Ky studim është realizuar duke shqyrtuar një varg literaturash që kanë analizuar rolin dhe funksionin e Bankës Qëndrore në njërën anë, dhe kanë përshkruar detyrat dhe objektivat që ka banka Qëndrore e Kosovës, ndërsa në anën tjetër vendi të ketë një zhvillim ekonomikë sa më të lartë dhe arritjet që janë bëre përmes politikave dhe reformave që janë ndërmarr nga vetë banka përmes institucioneve që licensohen po nga ky autoritet.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.2774
Recommended Citation
Hoxha, Avdullah, "ROLI DHE FUNKSIONI I BANKËS QENDRORE TË KOSOVËS NË STABILITETIN FINANCIAR" (2018). Theses and Dissertations. 2278.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2278