Date of Award

Winter 1-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Besnik Elshani

Language

Albanian

Abstract

Duke pasur parasysh faktin se trupi i njeriut që nga lindja e deri në vdekje, është i ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme apo dëmtimeve fizike, të cilat shkaktohen nga faktorët e brendshëm apo të jashtëm, infermieria si degë e mjekësisë ka për qëllim që të kujdeset për shëndetin e çdo personi i cili është prekur nga ndonjë sëmundje apo ka pësuar dëmtime të ndryshme fizike. Meqë bazë e trajtimit në këtë punim janë lëndimet e shtyllës kurrizore, do të fokusohemi vetëm në këtë pjesë, e cila është mjaft komplekse për studim në shkencën e mjekësisë.

Studimi i bërë ka për qëllim të analizoj anatominë e shtyllës kurrizore, faktorët më të shpeshtë që qojnë deri tek lëndimet e shtyllës kurrizore, duke marrë parasysh moshën më të shpeshtë, gjininë më të prekur, llojin e operacioneve të kryera, ditë-qëndrimin në spital, shkaqet më të shpeshta të lëndimeve të shtyllës kurrizore, metodat më të mira fizioterapisë dhe medikamentet adekuate për trajtimin e lëndimeve të shtyllës kurrizore, si dhe edukimin pacientëve.

Qëllimi i infermierëve, është imobilizimi dhe trajtimi i lëndimeve të shtyllës kurrizore tek pacientët, parandalimin e komplikimeve të ndryshme, si dhe edukimin dhe rehabilitimin e pacientëve.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2247

Included in

Nursing Commons

Share

COinS