Date of Award

Spring 3-2020

Document Type

Thesis

First Advisor

Nexhmi Krasniqi

Second Advisor

Lavdim Osmanaj

Language

Albanian

Abstract

Subjekt i këtij punimi të masterit është menaxhimi i humbjes së ujit në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm, si një faktor që kërcënon vazhdimisht ruajtjen e furnizimit të qëndrueshëm dhe të sigurt me ujë, si dhe të biznesit me përgjegjësi, për Kompaninë e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugu”-Njësia Operative në Malishevë.

Tashmë, pas futjes fillestare në strukturën e humbjeve, do të jetë e qartë se sa e rëndësishme është shfaqja e humbjeve, duke qenë se madhësia e tyre paraqet një politikë të zhvillimit, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të furnizimit me ujë në veçanti, si dhe në kuadër të Kompanisë “Hidroregjioni”, në përgjithësi.

Kompanitë lokale të shërbimeve, shpesh veprojnë në prag të përfitimit dhe pa staf të mjaftueshëm teknik dhe të përgatitur profesionalisht, të sigurt dhe të qëndrueshëm për të menaxhuar sistemin, duke rezultuar me kushtet operative të paqëndrueshme, me zona të presionit të pabalancuar. Për shkak të mungesës së burimeve financiare në dispozicion, mirëmbajtja shpesh kufizohet në rehabilitimin emergjent, që përfundimisht rezulton me humbje të lartë të ujit në sistem. Duke pasur parasysh se çdo [m3] të ujit të "humbur" në sistem përfaqëson një humbje financiare për kompaninë, kjo situatë padyshim çon në operacione joekonomike. Gjithashtu, humbjet e ujit kërcënojnë furnizimin e rregullt të ujit, shkaktojnë dëme në infrastrukturën përrreth dhe kërkojnë më shumë energji se sa është e nevojshme, e cila me siguri ka një ndikim negativ edhe mjedisor.

Ne zonen e studimite kemi rrethe 286 konsumatore per vitin 2019. Sipas analizës të paraqitur në kapitullin e rezultateve rezulton se vëllimi total i ujit për vitin 2019 është 137,518 m3. Nga ky vëllim është faturuar uji në vëllim prej 31,252 m3 apo rreth 23%. Nga kjo shifet se humbjet e ujit per këtë zone janë rreth 77% ku nga kjo përqindje si humbje komerciale janë rreth 60508 m3 apo rreth 44%, kurse humbje teknik janë 45959 m3 apo rreth 33%.

Ky hulumtim ofron një pasqyrë teorike të metodologjisë së llogaritjes dhe shfaqjen e humbjeve të ujit, metodat e zbulimit, shkaqet e tyre dhe shembullin praktik të vlerësimit të gjendjes aktuale të sistemit të furnizimit me ujë të lokaliteteve të Malishevës, në bazë të metodologjisë së përcaktuar.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2326

Share

COinS