Date of Award
Winter 1-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Political Science
First Advisor
Ilir Zylfiu
Language
Albanian
Abstract
Sistemi presidencial është një sistem qeverisës demokratik dhe republikan, ku një kryetar i qeverisë drejton një degë ekzekutive që është e ndarë nga dega legjislative. Ky kryetar qeverie në të shumtën e rasteve është edhe kreu i shtetit, i cili quhet president. Në teorinë bashkëkohore politike nuk ekzistojnë rregulla unike të funksionimit të sistemeve parlamentare sepse parlamentarizmi nuk paraqitet si një model i vetëm. Ai sot paraqitet në forma dhe variante të ndryshme, në varësi nga parimet dhe veçoritë e organizimit politik të shteteve të ndryshme.
Bazat e sistemit politik në SHBA janë përcaktuar me kushtetutën e vitit 1787 e cila është plotësuar edhe me 26 amendamente dhe sot e kësaj dite është ende në fuqi. Ky sistem bazohet në rregullat e qeverisjes shtetërore të sistemit presidencial. Dallimi nga format e tjera të qeverisjes është në faktin e ndarjes së pushtetit shtetëror në legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor. Pra, parimi themelor i këtij sistemi është se një pushtet e kufizon pushtetin tjetër. Pushtetin legjislativ e ushtron Kongresi, pushtetin ekzekutiv e ushtron presidenti dhe ai gjyqësor ushtrohet nga gjykata supreme
Në punimin tim të diplomës kam trajtuar sistemin presidencial në kuptimin e modelit të qeverisjes. Fillimisht trajtoj aspektin historik të krijimit të SHBA-ve, analizoj rrethanat e shpalljes së Pavarësisë, theks të veçantë i vë kuptimit të sistemit politik, kushtetutës së SHBA-ve, formimit të institucioneve. Pastaj do të shqyrtoj kompetencat e presidentit, kompetencat e kongresit dhe kompetencat e Gjykatës Supreme.
Në fund të këtij punimi do të kuptojmë më shumë rreth mënyrës se si funksionon sistemi presidencial, cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e këtij sistemi.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2498
Recommended Citation
Sopa, Qëndrim, "SISTEMI PRESIDENCIAL- RASTI I SHBA-ve" (2020). Theses and Dissertations. 1973.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1973