Date of Award
Winter 12-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Hajrullah Fejza
Language
Albanian
Abstract
Hyrje - Hepatitet si sëmundje virale përfshijnë një numër të madh të personave të sëmurë në gjithë botën. Është shumë e rëndësishme që të bëhet promovimi i duhur i rrezikshmërisë së sëmundjes së hepatitit në mënyrë që të merret seriozisht edhe kujdesi ndaj saj. Kujdesi infermieror është baza më e rëndësishme për trajtimin e pacientëve me hepatit e cila synon në përkujdesjen e pacientëve, ngritjen e tyre fizikisht dhe moralisht gjatë përballimit me sëmundjen.
Qëllimi i hulumtimit - ishte të mblidhja të dhënat se sa kanë njohuri njerëzit për sëmundjen e Hepatitit dhe rrezikshmërinë e saj si dhe kujdesit ndaj mëlçisë.
Metodologjia – në këtë hulumtim kemi përdorë metodologjinë krahasuese përshkruese për të parë të dhënat nga literature lidhur më pyetjen tonë hulumtuese si dhe kemi përdor një pyetësor mbi njohurit e pjesëmarrësve në hulumtim lidhur me Hepatitet dhe kujdesit ndaj mëlçisë” i cili është shpërndarë në rrjetet sociale.
Rezultatet - Në hulumtim kanë marrë pjesë 40 femra dhe 12 meshkuj. Shumica nga të anketuarat ishin mbi moshën 20 vjeçare. Të anketuarit pohojnë se kanë kujdes maksimal për kushtet higjienike ku jetojnë dhe po ashtu kanë një kujdes të lartë në përdorimin e ushqimit e ujit të pastër. Kemi gjetur se pjesëmarrësit në masë të konsiderueshme kanë njohuri që ekziston vaksina si masë parandaluese për hepatitet por nuk kanë mjaftueshëm të dhëna nëse vetë janë vaksinuar kundër Hepatitit apo jo, ndërsa ata të cilët kanë fëmijë kanë potencuar se të vegjlit e tyre janë të mbrojtur nga Hepatiti B me dozën e caktuar të vaksinës që kanë marrë.
Konkluzione - Në bazë të përgjigjeve të të anketuarve u kuptua se më shumë se gjysma e të anketuarve kanë njohuri mbi sëmundjen e Hepatitit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2814
Recommended Citation
Sopa, Elona, "KUJDESI INFERMIEROR TEK PACIENTET ME HEPATITE VIRALE" (2020). Theses and Dissertations. 2580.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2580