Date of Award

Summer 7-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Arian Starova

Language

Albanian

Abstract

Padyshim që njëra prej çështjeve më të rëndësishme të një shteti është siguria, mbrojtja e territorit të tij. Ky punim diploma batchelor ka për qëllim të shqyrtojë çështjet e sigurisë së shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ai është ndarë në disakrerë, ose pjesë në mënyrë që të ndihmojë për të krijuar në mënyrë logjike dhe të qartë kuadrin teorik të problemit.

Fillimisht është pjesa përshkruese dhe teorike e cila lidhet me përkufizmin e konceptit të sigurisë, ndërsa më pas, flitet rreth sistemit të sigurisëkombëtare, kërcënimeve të sigurisë, interesave kombëtarë si dhe për sfidat e së ardhmes.

Më tej, për të parë më hollësisht çështjet e sigurisë, punimin e kam përqendruar në konfliktet që kanë ndodhur në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në Kosovë, në vitin 1999 dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, në vitin 1992. Pas kësaj pjese historike, vazhdohet me ndikimin e NATO-s në Ballkan si një force paqëtuese dhe stabilizuese në rajon.

Nëpërmjet këtij punimi, unë jam përpjekur të nxjerr në pah ndikimin e organizatave ndërkombëtare dhe sidomos të NATO-s për shkurajimin e konflikteve, duke e shndërruar rajonin në një hapësirë gjeopolitike të qendrueshme, ndërsa Republikën e Kosovës në një vend që aspiron përfshirjen e saj në organizata ndërkombëtare euroatlantike i ka krijuar mundësitë për të ecur në këtë rrugë të shumëdëshiruar të integrimeve.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2320

Share

COinS