Date of Award
Spring 3-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Mechatronics, System Engineering and Robotics
First Advisor
Bertan Karahoda
Language
Albanian
Abstract
Resurset e energjis së ripërtritshme që ka Kosova janë objekt strategjik i furnizimit me energji elektrike për të gjithë konsumatorët, termoelektranat e vjetra kanë probleme të vazhdueshme gjenerimi për dy dekada, prandaj interesi është gjithnjë e në rritje të shfrytëzimit të BER-it në këto vitet e fundit. Shkaktari kryesor i rritjes së nevojave emergjente qëndron nga kërkesat globale në paralajmërimin për zvoglimin e burimeve konvencionale të energjisë, duke e ndryshuar qasjen e zhvillimit të planetit: lëndët me djegie fosile, gaz natyror, rezervat e qymyrit, edhe pse Kosova ka sasi të mjaftueshme me disa miliard tona. Në anën tjetër BRE-t konsiderohen burime të sigurta që ka bota, tregu mjaftueshëm furnizohet me energji elektrike, ka sasi të pafundme të burimeve të energjisë në shkallën e zhvillimit të njerëzimit, pasi që ato përdorin përfitimet e rrjedhjes së ujit me sasinë që ka Kosova. BRE-et kanë objektiv strategjik të energjisë analizimin e qëllimeve të politikës energjetike të vendit siç janë: furnizim i rregullt me energji elektrike, mbështetja e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik, rritja e sigurisë energjetike dhe mbrojtja e mjedisit jetësor. Në funksion të zhvillimit të këtyre qëllimeve synohet plotësimi i kufinjëve të energjisë nga BRE-të të planifikuara për vitin 2020, si kërkesë e Direktivës 2009/28/KE, implementimi i të cilës bëhet nën monitorimin e traktatit të Komunitetit të Energjisë. Për këtë arsye shtrohet nevoja për aplikimin e masave stimuluese FED-in tarifave, masave fiskale dhe financiare për të gjitha llojet e BRE-ve sipas direktivave evropiane, duke përfshirë zbatimin e skemës mbështetëse bazuar në sistemin e çertifikatës së origjinës. Strategjia e Energjisë së Kosovës në mes 2017-2026 është dokumenti bazë që e përcakton politikën e qëndrueshme zhvillimore energjetike dhe synimet e zhvillimit të sektorit prodhues në përputhje me standardet ndërkombëtare sipas standardeve evropiane për zhvillim të qëndrueshëm, ruajtjen e mjedisit dhe mirqenien sociale, duke rritur të ardhurat nga shfrytëzimi i burimeve të energjisë së rinovueshme në vend. Sipas hulumtimit të studimit, Kosova ka nevojë emergjente për ristrukturimin e sektorit të energjisë më qëllim zhvillimin e qëndrueshëm për të siguruar konkurrencën prodhuese dhe furnizuese në tregun e energjisë, sipas parimeve të përgjithshme të tregut të lirë dhe të hapur, mosdiskriminimit të përdoruesve, transparencës në furnizim me energji elektrike dhe respektit për mjedisin dhe konsumatorët e të gjitha kategorive. Mungesa e vazhdueshme e elektricitetit në vend ka lënë mbrapa ekonomin e vendit në përgjithësi, ka shtuar paknaqësit e shfrytëzuesve dhe si rezultat ka shtuar kërkesat emergjente për ndërtimet e impianteve të reja e sidomos shfrytëzimin e energjisë solare. Impiantet e vjetra të cilat duhet të mbyllen sipas marrveshjes së traktatit të Athinës për energjinë (Kosova A dhe Kosova B), kërkesat e konsumit me energji elektike do të mbulohen nga BRE dhe ndërimi i termocentralit Kosova e re.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2484
Recommended Citation
Sofiu, Muhaxherin, "ZBATIMI DHE KONTROLLA E HIDROCENTRALEVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS" (2020). Theses and Dissertations. 1986.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1986