Date of Award

Summer 7-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Techn.Salem Lepaja

Language

Albanian

Abstract

Në këtë punim është studiuar planifikimi i rrjeteve pa tela, analiza e performancave të rrjetit WLAN në Kolegjin UBT. Është analizuar rrjeti WLAN i kolegjit, struktura e objektit, numri i përdoruesve, numri i pajisjeve të përdorura dhe shpërndarja e rrjetit në këtë objekt, i cili është i përbërë nga kati përdhesë, i parë, i dytë dhe i tretë. Për matje dhe analizë të rrjetit është përdorur softueri “Ekahau Heatmapper” ku janë bërë matjet për fuqinë e sinjalit, throughput, kanalet, SSID, MAC adresa, standardi, frekuencat dhe mënyra e sigurisë së rrjetit. Pas rezultateve nga matjet, është propozuar një planifikim i ri i rrjetit WLAN duke përdorur softuerin “Ekahau Site Survey” nga shumë opsione që posedon ky softuer, vizualizimet për planifikim janë bërë për Network Issues, Channel Bandwidth, Channel Overlap, Throughput, Signal Strength, Signal to Noise Ratio, Data Rate. Në pjesën e parë të punimit është paraqitur rishikimi i literaturës për teknologjinë e rrjeteve WLAN. Në pjesën e dytë është treguar procesi i planifikimit të rrjeteve WLAN. Në pjesën e tretë janë bërë matjet dhe është dhënë analiza e performancave të rrjetit WLAN të kolegjit UBT. Ndërsa në pjesën e katërt është propozuar një planifikim i ri për rrjetin WLAN të kolegjit UBT.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2525

Share

COinS