Date of Award
Fall 11-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurije Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Ekonomia e Kosovës vazhdon të gjenerojë rritje dhe stabilitet solid makroekonomik, në
veçanti në rrafshin fiskal dhe atë financiar. Ajo nuk ka shpëtuar pa u prekur nga efektet e krizës me të cilat po ballafaqohen disa nga shtetet e zhvilluara e sidomos ato të Eurozonës, të cilat kanë bërë që norma e rritjes, përkundër që është pozitive, të jetë më e ulët se sa në periudhat e kaluara.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës vazhdon të ndjekë për së afërmi zhvillimet në sektorin financiar, duke siguruar arritjen e objektivit të saj primar, gjegjësisht duke siguruar ruajtjen e stabilitetit financiar në vend. Aktiviteti në avancimin e infrastrukturës financiare ka vazhduar të jetë prioritet i rëndësishëm i institucionit tonë, duke avancuar kështu kushtet për një sektor edhe më efikas dhe më të qëndrueshëm.
Duke pasur parasysh nivelin e lartë të qëndrueshmërisë që ka sektori financiar i Kosovës, prospektet pozitive për aktivitetin e përgjithshëm ekonomik në vend si dhe nevojën e ekonomisë për përkrahje edhe më të madhe nga sektori financiar, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës inkurajon të gjitha institucionet financiare që operojnë në Kosovë, e posaçërisht institucionet kredidhënëse, që të përshtatin strategjitë e tyre në përputhje me kushtet brenda ekonomisë së Kosovës dhe në këtë mënyrë të vazhdojnë së zgjeruari aktivitetin e tyre gjithmonë duke u bazuar në parimet e afarizimit të shëndoshë financiar.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.1762
Recommended Citation
Kuqi, Altina, "NDIKIMI I INSTITUCIONEVE FINANCIARE NË ZHVILLIMIN EKONOMIK TË KOSOVËS" (2018). Theses and Dissertations. 1546.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1546