Date of Award
7-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Science (MS)
Department
Computer Science and Engineering
First Advisor
Zhilbert Tafa
Language
Albanian
Abstract
Duke marrë parasysh vonesat e shpeshta të autobusëve të transportit publik në qytetin e Prishtinës, të cilat paraqesin një shqetësim të madh për qytetarët, është konceptuar, dizajnuar, realizuar dhe demostruar një sistem informues për qytetarët dhe menaxhues për Qendrën Menaxhuese të Transportit Publik mbi gjendjen reale të autobusëve në teren. Ky punim shkencor, paraqet një zgjidhje të Internet of Things (IoT) për përmirësimin e transportit publik. Qëllimi i këtij sistemi është informimi i qytetarëve në kohë reale për arritjen e autobusëve në stacionet përkatëse si dhe të bëjë transportin publik më lehtë të menaxhueshëm në qytetin e Prishtinës. Përfituesit direkt të këtij sistemi janë qytetarët dhe komuna e Prishtinës, kurse përfituesit indirekt janë kompanitë për menaxhimin e transportit publik. Ky sistem lehtë mund të përdoret edhe në qytetet tjera të Kosovës. Përmes GPS pranuesit bëhet përcaktimi i pozicioneve të autobusëve dhe GSM modulit transmetimi i pozicioneve të tyre në Server (Qendrën Menaxhuese). Përdoruesit përmes Internetit duke përdorur një web shfletues (browser) informohen në kohë reale arritjen e autobusëve në stacionet përkatëse në bazë të gjendjes reale të trafikut.
Testimi i sistemit është bërë në disa linja të transportit publik në qytetit e Prishtinës. Përcaktimi i pozicionit të autobusëve është bërë përmes smartphonëve, të cilët zëvendësojnë GPS pranuesit e vërtetë dhe mundësojnë transmetimin e këtyre pozicioneve tek Qendra Menaxhuese.
Rezultatet e arritura gjatë testeve dëshmojnë se sistemi përmbush qëllimin kryesor të sistemit, informimin e qytetareve në kohë reale për transportin publik si dhe vonesat e mundshme.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.1
Recommended Citation
Kuçi, Armir, "SISTEMI MENAXHUES I TRAFIKUT URBAN NË KOHË REALE NË KOMUNËN E PRISHTINËS" (2018). Theses and Dissertations. 2.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2
Comments
English translation of ABSTRACT:
Taking into account the frequent delays of public transport buses in the city Prishtina, which represent a major concern for citizens, is conceived, designed, implemented and demonstrated a citizen and management information system for the Center Public Transport Management on the real situation of buses in the field. This scientific paper, represents an Internet Things (IoT) solution for improving public transport. The purpose of this system is to inform citizens in real time about the arrival of buses at the stations as well as make the public transport easier to manage in the city of Prishtina. The direct beneficiaries of this system are the citizens and the municipality of Prishtina, while the indirect beneficiaries are the public transport management companies. This system can easily be used on other cities of Kosovo. GPS receivers are defined by bus positions and GSM module transmits their positions to the Server (Management Center). users via the Internet using a web browser (browser) are informed real-time achievement buses to the respective stations based on the actual traffic situation.
System testing has been done on several public transport lines in the city of Pristina. Determining the bus position is done through the smartphones, which replace the GPS real recipients and enable the transmission of these positions to the Management Center.
The results achieved during tests prove that the system fulfills the main purpose of system, citizen information in real time for public transport and possible delays.