Date of Award

Spring 4-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Information Systems and Security

First Advisor

Ylber Limani

Language

Albanian

Abstract

Inovacioni si tash dhe si në çdo kohë të historisë së njerëzimit është i rëndësishëm. Qeveritë, bizneset dhe të gjithë personat në çdo vend po luftojnë me sfida që do ta vendosin fatin në dekadën në vazhdim. Për tu pergatitur për të ardhmen, nuk duhet t’i zgjidhim vetëm problemet e sotme, por të mendojmë për sfidat që e ardhmja mund të na përballë. Në këtë mënyrë, duhet të kthehemi dhe të flasim për inovacionin të cilin unë, e shoh si një mundësi për kalimin e çdo sfide. Ajo që tërheqë më shumë vëmendje është çështja e teknologjisë së informacionit si një katalizator i inovacionit. Interneti, PC dhe rrjetet e kompjuterëve dekadat e fundit janë bërë qendra e produktivitetit global që vazhdon e rritet gjithnjë. Të dhënat në anën tjetër, tregojnë rrugën deri te kuptimi dhe vendimi më i mirë në mes individëve, bizneseve dhe qeverive. Individët përdorin të dhënat për gjithçka që bëjnë në plan për të ardhmen. Këto plane përfshijnë nga ato më të thjeshtat si për shembull: marrja e umbrellës varësisht nga parashikimi i motit, marrja e vendimit se në cilën shkollë të regjistrohemi, parashikimi i trafikut në rrugë etj. Bizneset, të dhënat i përdorin për gjetjen e klientëve të rinj, automatizimin e proceseve dhe marrjen e vendimeve, kurse qeveritë i përdorin për zvogëlimin e shpenzimeve, prioritizimin e shërbimeve publike. Në fund, këto çojnë deri te inovacionet që janë zhvilluar dhe që do të zhvillohen, lidhur me të dhënat dhe sigurinë mbi to.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.171

Share

COinS