Date of Award

Summer 6-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Leonita Braha

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi i këtij hulumtimi është të hetojë ndikimin e shërbimeve/produkteve inovative në përformancën financiare të dy operatorëve më të mëdhenjë në Kosovë që janë Telekomi i Kosovës dhe Ipko. Përzgjedhja e kësaj teme ka qenë për arsye të rëndësisë që ka inovacioni në ditët e sotme për avantazhin konkurrues që jep ai, ku si përfitues të tij janë kompania dhe konsumatorët. Është me rëndësi të shikohet mënyra se si ndikon direkt në fitim apo në humbje të kompanive në fjalë. Ky hulumtim paraqet një hulumtim analitik dhe krahasues për arsye se janë studiuar pasqyrat financare të Telekomit të Kosovës dhe Ipko-s, si dhe është bërë krahasimi i dy operatorëve sa i përket përformancës më të mirë financiare. Format e mbledhjës së të dhënave janë primare që janë siguruar nga përgjigjet e marra nga Vala dhe po ashtu sigurimi i pasqyrave financiare të të dy operatorëve. Ndërsa ato sekondare kanë të bëjnë me sigurimin e literaturës që është marrë kryesisht nga websitet, gazetat, librat shkencor etj. Duke hetuar ndikimin e inovacionit në pasqyrat financiare, gjetëm prova të mjaftueshme që mbështesin hipotezat tona. Si përfundim është kuptuar që inovacionet e bëra nga Vala kanë pasur ndikim negativ në përformancë financiare, ndërsa inovacionet e sjellura të Ipkos ndikuan pozitivisht në përformancë financiare.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1783

Included in

Business Commons

Share

COinS