Date of Award

Summer 6-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Leonita Braha

Language

Albanian

Abstract

Ky punim diplome trajton investimet e huaja direkte në Kosovë më saktësisht barrierat e investimeve të huaja direkte në vendin tonë. Kjo temë është aktuale në vendin tonë për arsye se këto investime kanë ndikim pozitiv në rritje ekonomike të një vendi dhe Kosova si vend në tranzicion i nevojitet një shtysë drejt kësaj rritje ekonomike. Me këto lloj investime kuptojmë investimet të cilat bëhen në nivel ndërkombëtar dhe të cilat kanë pasur një zhvillim të madh në të gjitha vendet e botës këto 20 vitet e fundit. Arsyeja se pse është zgjedhur kjo temë është identifikimi i barrierave të cilat kanë ndikuar që Kosova të pozicionohet në njërën nga pozitat e fundit në Ballkan për sa i përket investimeve të huaja direkte. Gjatë këtij punimi fokus i veçant i është kushtuar edhe krahasimit ndërmjet Kosovës dhe vendeve fqinje në lidhje me investimet e huaja direkte, ku përfshihet krahasimi i barrierave, stimulimeve dhe gjithashtu nivelit të investimeve të huaja direkte. Në mënyrë që të arrijmë të i’u përgjigjemi pyetjeve të këtij studimi është bërë një analizë e detajuar e investimeve të huaja direkte nëpër botë dhe gjithashtu e barrierave me të cilat përballen shumë shtete të botës. Kjo analizë është paraqitur tek shqyrtimi literaturës. Metoda hulumtuese e cila është përdorur gjatë këtij punimi është metoda kualitative, me çfarë nënkuptojmë hulumtimin në literatura të ndryshme (libra, revista) dhe në internet (libra të publikuara, web-faqe ekonomike, punime shkencore). Pra të dhënat të cilat janë përdorur gjatë punimit janë të dhëna sekondare. Si përfundim është arritur të kuptohen barrierat e investitorëve të huaj potencial në Kosovë, barriera të cilat janë ndarë në dy grupe: barriera kryesore dhe barriera të tjera. Po ashtu me anë të krahasimit me shtetet fqinje (Maqedoninë dhe Serbinë) është arritur të kuptohet pozicioni i Kosovës në Ballkan për sa i përket investimeve të huaja direkte.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1784

Included in

Business Commons

Share

COinS