Date of Award
Spring 3-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Feim Brava
Language
Albanian
Abstract
Konceptimi i termit zhvillim ekonomik përshkon një proces, që ka kohëzgjatje dhe vazhdimësi, në një vend ku faktorët që përbëjnë esencën teorike dhe praktike rezymojnë sipas një strategjie të politikave ekonomike, duke dhënë sinkroninë e ekonomisë së tregut në tërë spektrin e saj zhvillimor. Kjo nuk mund të arrihet për pesë apo dhjetë vite, por arrihet duke përmbushur premisat ekonomike dhe shoqërore, duke ndikuar në jetën e çdo personi të atij vendi. Pra, koncepti bazë i zhvillimit ekonomik është se nuk ka periudhë se kur mund të arrihet dhe varet prej shumë faktorëve ndikues dhe përcaktues në arritje të një objektivi të zhvillimit ekonomik. Problematika e trajtimit të këtij termi ekonomik qëndron në faktin se shumë vende konceptin e zhvillimit ekonomik e shikojnë në mënyra të ndryshme dhe në domethënie të ndryshme, ndërsa punimi do të bazohet në konceptet dhe domethëniet, që janë koncenzues i organizatave ndërkombëtare ekonomike, të cilat kanë vendosur perimetrin bazë dhe treguesin e kornizave të zhvillimit ekonomik, duke mundësuar ndryshimin në disa pika, që varen nga përcaktimi i politikave ekonomike të shteteve, të cilat do të trajtohen në punim.
Sa i përket sektorit privat është parë se ka një mungesë të madhe të kushteve të cilat ndihmojnë shumë zhvillimin e këtij sektori. Që të krijohen kushte sa më të mira në mënyrë që ky sektor të ketë zhvillim më të madh domosdoshmërishtë duhet të egzistojë njohja dhe mbrojtja e të drejtës së pronësisë private nga shteti. Në anën tjetër është varfëria ku është vështirë të japësh një definicion përfundimtar sepse ndryshon nga një periudhë në tjetrën. Pavarsishtë kësaj studiuesit që e studiojnë varfërinë kanë ardhur me një përfundim se varfëria është një koncept shumë kompleks dhe i vështirë për tu matur.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.1788
Recommended Citation
Leka, Edlira, "ZHVILLIMI EKONOMIK DHE ROLI I SEKTORIT PRIVAT NË ZBUTJEN E VARFËRISË" (2018). Theses and Dissertations. 1640.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1640