Date of Award

Fall 9-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ylber Limani

Language

Albanian

Abstract

Pas një pune të gjatë duke trajtuar materialet e ndryshme qoftë nga burimet sekondare qoftë nga burimet primare, mund tё nxirren konkluzione konkrete lidhur me menaxhimin financiar dhe performanca e bizneseve të vogla. Teza e bachelorit është konkretizuar në formë të projektit të rëndësishëm kërkimor, me titullin në vijim: “Menaxhimi financiar dhe performanca e bizneseve të vogla”. Ky punim i qaset hulumtimit të një problematike komplekse siç është përcaktimi financimit tek bizneset e vogla. Në këtë hulumtim është përdorur metoda deduktive si metodë e këtij hulumtimi. Gjithashtu hulumtimi fillon me pjesën teorike ku përfshihen teoritë e ndryshme të menaxhimit financiar duke u ngushtuar deri tek çështjet specifike siç është forma e financimit tek bizneset e vogla. Me këtë rast qëllimi i kësaj pune hulumtuese është që të identifikojmë rolin e burimeve financiare tek bizneset e vogla. Hulumtimi empirik është zhvilluar në atë mënyrë që me pyetësorët (shih shtojcën) janë intervistuar një numër i konsiderueshëm i bizneseve të vogla. Pjesa e parë është siguruar nga literatura dhe hulumtimet paraprake ku është trajtuar çështja e kuptimit, koncepteve, rolit dhe rëndësia e ndërmarrësisë. Ndërsa pjesa e dytë është siguruar përmes hulumtimit të autorit i cili është zhvilluar përmes pyetësorit të dorëzuar drejtpërdrejt tek të anketuarit. Rezultatet e këtij studimi mendoj që janë një kontribut modest për sa i takon kësaj fushe të gjerë siç është ndërmarrësia dhe mund t’i vijnë në ndihmë çdo ndërmarrësi të ri. Mendojmë që rezultatet dhe argumentet e këtij studimi mund dhe duhet të jenë subjekt i debateve dhe studimeve të mëtejshme në këtë fushë. Si përfundim i këtij punimi hulumtues mund të themi se rrugët që na dërgojnë në përdorimin më efektiv të metodave dhe mënyrave të ndryshme se si mund të ngritët performanca e bizneseve të vogla nëpërmjet rrugëve më të mira financuese për ato.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2245

Included in

Business Commons

Share

COinS