Date of Award

Winter 2-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Law

First Advisor

Egzona Osmanaj

Language

Albanian

Abstract

Në këtë punim trajtohen dhe analizohen kushtet dhe procedura për lidhjen e martesës në këndvështrimin e të drejtës pozitive në Kosovë. Qëllimi kryesor i këtij punimi është shqyrtimi dhe analizimi i kushteve ligjore dhe procedurës për lidhjen e martesës sipas legjislacionit pozitiv në Kosovë. Përkatësisht, punimi ofron informacione të rëndësishme në lidhje më kushtet për lidhjen dhe vlefshmërinë e martesës, pengesat dhe ndalesat martesore si dhe për karakteristikat dhe rrjedhën e zhvillimit të procedurës për lidhjen e martesës. Për realizimin e qëllimit të tij punimi është mbështetur kryesisht në këto metoda: metodën e analizës, metodën doktrinare (përshkruese) dhe metodën krahasimore. Në përfundim të këtij punimi është nxjerrë konklundimi që legjislacioni pozitiv në Kosovë i kushton një rëndësi të veçantë rregullimit të marrëdhënieve familjare në përgjithësi dhe në veçanti procedurës për lidhjen e martesës. Në Ligjin për Familjen i Kosovës në mënyrë të qartë dhe mjaft të detajuar rregullohet instituti i martesës dhe procedura për lidhjen e martesës.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2468

Included in

Law Commons

Share

COinS