Date of Award
Winter 1-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Law
First Advisor
Miranda Haxhiu
Language
Albanian
Abstract
Ky punim argumenton se “të mirat publike” kanë një rëndësi të madhe në zhvillimin normal të një shteti. Shekulli në të cilin jetojmë karakterizohet me një zhvillim të hovshëm në mënyrën e krijimit dhe të trajtimit të burimeve financiare, si dhe kjo nxit nevojën për përdorimin në mënyrë sa më efikase dhe më të barabartë të të mirave dhe të shërbimeve publike. Arsyeja pse kam vendosur që pikërisht në këtë lëndë ta punoj temën e diplomës, me ç’rast përfundoj studimet në këtë fakultet, lidhet me disa lëndë të tjera profesionale që i kam pasur në fakultet. Qëllimi i këtij punimi ka qenë që njohuritë e fituara në fakultet, t’i thelloj edhe më tutje dhe t’i paraqes në formë të këtij punimi. Pikat kryesore që do të ceken në suazat e këtij punimi janë: Një vështrim i përgjithshëm i të mirave publike, menaxhimi i të mirave publike, funksionet themelore të financave publike, si dhe dallimi ndërmjet të mirave publike dhe private. Natyrisht se jam munduar që t’i shtjelloj në mënyrë sa më të lehtë dhe më të qartë për çdo lexues. Njehëri, shpresoj se i jam përmbajtur rregullave themelore dhe se jam munduar që ta bëj të thjeshtë këtë punim, në mënyrë që edhe lexuesi i cili nuk studion këtë fushë të jetë në gjendje të kuptojë thelbin dhe përmbajtjen e tematikës së shtjelluar.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2241
Recommended Citation
Hoxha, Abdullah, "TË MIRAT PUBLIKE DHE RËNDËSIA E TYRE NË RAPORT ME SHTETIN" (2020). Theses and Dissertations. 1556.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1556