Date of Award
Fall 9-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Political Science
First Advisor
Arben Arifi
Language
Albanian
Abstract
Rrugëtimi i Kosovës deri në përfundim të procesit të shtetëzimit të plotë, me demokraci kushtetuese dhe vlera evropiane, me përcaktim të qartë drejt agjendës së integrimeve euro - atlantike, nuk është rrugëtim politik i kohës së re dhe i përjetuar lehtë. Ky punim synon të hulumtoj për sfidat e Kosovës në aspektin politiko - territorial ndër vite, që nga periudha kur Kosova ishte objekt i padrejtësive historike e deri në ditët e sotme ku është palë në tavolinën negociuese në procesin e dialogut Kosovë - Serbi. Kosova, një territor i vogël prej 10,887 km², me një popullsi prej rreth 2 milion banorë (90% e të cilëve janë shqiptarë, 10% serbë dhe pakicat e tjera), ka qenë prej kohësh një palë interesi midis nacionalizmit serb dhe shqiptar. Posedimi dhe kontrolli i këtij territori janë elementët kryesorë të këtij aksioni, më pak nga rëndësia e tij ekonomike dhe strategjike sesa nga vlera mitologjike me të cilën mund të investohet. Edhe pse shumica e popullsisë së saj është shqiptare, serbët e konsiderojnë Kosovën si djepin historik të kombit të tyre. Ky pretendim legjitimon, në sytë e tyre, aneksimin e Kosovës nga Serbia gjatë luftërave ballkanike (1912-1913) dhe politikën që ajo ndoqi ndaj shqiptarëve përgjatë shekullit XX. Ky ndërtim ideologjik ishte veçanërisht i dukshëm gjatë krizës së rëndë të viteve 1990, nga shpërthimi i Federatës Jugosllave (1991) deri në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë (1999). Përmes këtyre faqeve, tregojmë se si bashkësia ndërkombëtare e trajtoi krizën e Kosovës. Zbërthimi i dhunshëm i Jugosllavisë në vitet 1990 e solli Evropën përsëri në luftë dhe spastrim etnik që nuk kishte përjetuar që nga Lufta e Dytë Botërore. Ashtu si Kroacia dhe Bosnja, edhe Kosova ishte një nga episodet e saj. Përballë kësaj dhune që shpaloset në portat e Evropës, komuniteti ndërkombëtar nuk mund të qëndronte indiferent. Kam ndjekur linjën kronologjike të ngjarjeve. Fillimisht është pjesa përshkruese e përkufizimit të procesit negociues duke vazhduar me aspektin historik të mëvetësisë së Kosovës që nga përpjekjet e para serioze politike shqiptare për të përcaktuar bazat e shtetësisë.Në punim pra do të analizohen pozicionet e dy palëve pjesëmarrëse, marrëveshjet e arritura, pritshmëritë, sfidat e rradhës dhe në fund konkluzionet dhe rekomandimet për veprimet dhe strategjitë që duhet ndjekur pala Kosovare.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2338
Recommended Citation
Hoti, Diellza, "PROCESI I NEGOCIMIT NË KOSOVË DHE SFIDAT E TIJ" (2020). Theses and Dissertations. 1728.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1728