Date of Award
Spring 3-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurije Jusufi
Abstract
Investimet e huaja kanë tërhequr interes në rritje nga vendet ne zhvillim për shkak të përfitimeve të përceptuara në aspektin e injektimit te kapitalit,teknologjisë dhe njohurive. Ky punim diplome analizon bazat kryesore analitike në lidhje me marredhëniet ndermjet investimeve të huaja dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë.
Do të ndermarre një përmbledhje të shkurtër të studimeve empirike mbi cështjen e procesit të rritjes së investimeve te huaja. Rritja e IH nuk është një proces që ndodh automatikisht në Kosovë dhe kjo pasqyron natyrën komplekse të marredhënieve midis ndërmarrjeve shumëkombëshe dhe agjentëve ekonomikë te vendit tonë.
Do të shtjellojme motivet qe nxisin investimet e huaja në Kosovë dhe se sa janë të rëndësishmë këto investime ne vendin tonë. Do të tregojm arsyet se pse duhet investuar në Kosovë dhe do ti tregojm disa të dhëna statistikore për disa investime të bëra më parë.
Rritja e investimeve të huaja është objektiv kyç për zhvillimin ekonomik të një vendi dhe prioritet strategjik i qeverive. Përthithja e këtyre investimeve kërkon politika dhe strategji të mirëpërcaktuara, përmirësime të vazhdueshme në kuadrin ligjor dhe institucional, stabilitet dhe rritje ekonomike të qëndrueshme, përmirësim dhe modernizim të infrastrukturës si dhe përmirësime në klimën për mjedisin e biznesit dhe investimeve. Për shumë firma,të qenurit ndërkombëtar është rezultat përfundimtar i një procesi të rrezikshëm të zgjerimit jashtë kufijve. Por, meqenëse operacionet ndërkombëtare ofrojnë burim më të rëndësishëm fitimi dhe presionet konkuruese rriten, këto firma përpiqen të zhvillojnë strategji globale, që i japin atyre mundësi të ruajnë përparësitë e tyre konkuruese brenda dhe jashtë vendit. Kërkimi dhe përdorimi i atyre burimeve të përparësive të diferencuara, që kanë quar në sukseset paraardhëse, është një proces i vështirë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.1756
Recommended Citation
Mala, Adea, "MUNDËSITË DHE KUFIZIMET E TËRHEQJES SË INVESTIMEVE TË HUAJA NË KOSOVË" (2018). Theses and Dissertations. 1557.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1557