Date of Award

Summer 7-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Petrit Ahmeti

Language

Albanian

Abstract

Kujdesi shëndetësor vlerësohet të jetë përcaktuesi i kualitetit të jetës në shoqërinë njerëzore, prandaj kujdes të shtuar duhet të kemi në metodat e përdoruar gjatë zhvillimit të fushës së shëndetësisë. Prishtina si kryeqytet i Kosovës edhe pse ka tendencën e zhvillimit në nivele më të larta në krahasim me komunat e tjera, ka shfaqur mungesë gatishmërie sa i përketë përmirësimit të kushteve të punës në institucionet ku ofrohen shërbimet shëndetësore për banorët e saj por edhe qytetarët e Kosovës në përgjithësi duke pasur parasysh karakterin e tij si kryeqytet. Në mungesë të një institucioni që ofron shërbimet e kujdesit dytësore shëndetësor për qytetarët e Prishtinës, objektivi i këtij projekti është ndërtimi i Spitalit Rajonal në Prishtinë i cili do të mundësoj që shërbimet dytësore shëndetësore të ofrohen nga Spitali Rajonal i Prishtinës dhe jo nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës e cila duhet të ofroj shërbimet e kujdesit tretësor shëndetësore. Ky projekt do të krijonte hapësira të reja pune për kuadrin shëndetësor dhe njëkohësisht do të fokusonte shërbimet shëndetësore për banorët e Prishtinës në një institucion të vetëm me shërbime sipas standardeve përkatëse për institucionet e kujdesit dytësor shëndetësor. Arkitektura e aplikuar gjatë procesit të dizajnimit ka fokus krijimin e hapësirave komode për pacientët, kuadrin shëndetësor dhe të gjitha palët e ndërlidhura me Spitalin, duke u siguruar që hapësirat e jashtme dhe të brendshme të jenë të ndërlidhura me njëra-tjetrën pa ndikuar negativisht në pejsazhin atmosferik përreth dhe kualitetin e shërbimeve të ofruara.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.695

Included in

Architecture Commons

Share

COinS