Date of Award

Spring 3-2013

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi i këtij studimi të rastit është të kuptojmë ndikimin e implementimit të marrëveshjes CEFTA në komunitetin e biznesit, institucionet qeveritare dhe në ekonominë e vendit. Përveç qëllimit kryesor objektivat të tjera të këtij studimi janë:  Vlerësimi i aftësive konkurruese të bizneseve që janë të nevojshme për qasje në tregjet e jashtme,  Identifikimi i barrierave jo-tarifore që bizneset tona po përballohen me secilin anëtarë të CEFTA-s. Në këtë fazë të studimit, CEFTA në mënyrë të përgjithshme do të analizohet si marrëveshje që ka afektuar në shumicën e bizneseve vendore pasojat e të cilës kanë qenë pozitive dhe negative. Duke pasur parasysh mungesën e literaturës, të dhënat si dhe informatat e përdorura janë mbledhur nga artikuj të ndryshëm nga interneti, gazeta ditore si dhe publikime të ndryshme nga Oda Ekonomike e Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Dogana e Kosovës. Si burim i dytë ishte intervista e realizuar me drejtorë të mbi 40 kompanive në mbarë Kosovën. Pikat kyçe në të cilat është fokusuar studimi kanë të bëjnë me mendimet kontradiktore në mes të disa ekspertëve në lidhje me ndikimin pozitiv apo negativ të marrëveshjes në fjalë, realitetin në Kosovë që është vëzhguar vitet e fundit dhe pasojat që po bart vendi, përkatësisht bizneset vendore. Ky studim na bënë të kuptojmë ndikimin e implementimit të marrëveshjes CEFTA në bizneset kosovare. Marrëveshja CEFTA në mënyrë të përgjithshme do të analizohet si marrëveshje që ka afektuar në shumicën e bizneseve vendore pasojat e të cilës kanë qenë pozitive dhe negative. Ekonomia e Kosovës viteve të kaluara është ballafaquar me probleme të ndryshme gjatë procesit të zhvillimit të saj. Përpos ekonomisë kosovare në tërësi, me sfida të natyrave të ndryshme janë ballafaquar edhe bizneset private të cilat i konsiderojmë si elementin kyc dhe promotorin e nxitjes së zhvillimit ekonomik të vendit

Në rrethanat kur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk kanë gëzuar përkrahjen e duhur të institucioneve qeveritare përgjegjëse për krijimin e një infrastrukture dhe klime më të volitshme për biznese, ato është dashur që në mënyrë individuale apo me ndihmën e disa institucioneve tjera të gjejnë rrugët për tejkalimin e pengesave2. CEFTA është një Marrëveshje Rajonale e Tregtisë së Lirë të cilën e kanë nënshkruar dhe ratifikuar këto shtete: Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, B&H, Kroacia dhe Moldavia, pra faktikisht paraqet një treg regjional të Evropës Juglindore. Kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi më 26 Korrik 2007 me nënshkrimin e marrëveshjes nga pesë anëtarët e CEFTA-s. Kroacia iu bashkëngjit më 22 gusht e gjithashtu këtë gjë e bënë Serbia dhe Bosnja3. Në fakt, CEFTA është një instrument i para-hyrjes (pre-accession) në Bashkimin Europian (BE). Çdo vend i ish-bllokut komunist që është bërë anëtar i BE-së sot, ka qenë më parë anëtar i CEFTA-s. Në të njëjtën mënyrë, çdo vend që është në procesin e hyrjes në BE, është bërë sot anëtar i CEFTA-s. Hyrja eventuale e Kosovës në BE kërkon përgatitje në aspektin institucional dhe në atë të administrimit të marrëdhënieve me vendet e tjera anëtare. Më specifikisht, hyrja e Kosovës në BE do të thotë liberalizim dhe intensifikim i marrëdhënieve tregtare me vendet e BE-së. Nga ky këndvështrim, CEFTA i ofron Kosovës një mundësi për tu ushtruar dhe për tu mësuar me rregullat e lojës në një treg rajonal në mënyre që procesi i integrimit në BE të përballohet me sukses.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1771

Included in

Business Commons

Share

COinS