Date of Award

Fall 11-2013

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Feim Brava

Language

Albanian

Abstract

Punimi “Anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore” përmban informata rreth rrugëtimit dhe ngjarjeve që kanë pasuar pas anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare të lartcekura, të cilat ne i kemi absorbuar gjatë studimeve në degën e ekonomisë, shqyrtimit të literaturës, dhe hulumtimit të publikimeve zyrtare në mediat informative. Kemi shqyrtuar literaturë të ndryshme të publikuara si dhe libra të shkruar nga autorë të huaj, gjithashtu kemi hulumtuar edhe vende të ndryshme në rajon të cilat janë anëtarësuar në FMN dhe BB.

Temën që ne e kemi shqyrtuar në punimin tonë është mjaft interesant, ka të bëjë me efektet që ka pas anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, ndikimi i tyre në zhvillimin e ekonomisë dhe rezultatet që kanë dal pas disa viteve që Kosova është anëtare e këtyre organizatave.

Anëtarësimi në këto organizata kërkon që shteti të jetë i gatshëm dhe pro reformave strukturale, gjithashtu të përkrah dhe zbatoj kërkesat e këtyre organizatave me përpikëri, për plotësimin e kritereve që të jetë anëtar legjitim dhe i plotë. Efektet medoemos janë pozitive por kuptohet se anëtarësimi në këto organizata nuk nënkupton zgjedhjen e problemeve, nëse shteti nuk i gatshëm të bashkëpunoj dhe me vendosmëri të implementoj praktikat dhe rregullat që i ofrojnë organizatat ndërkombëtare.

Gjatë punimit ne kemi parë se anëtarësimi i shtetit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore (FMN dhe BB), ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin social dhe ekonomik, duke ofruar përkrahje financiare me projekte e grante të ndryshme të cilat kanë përmirësuar gjendjen ekonomike të vendit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2013.1940

Included in

Business Commons

Share

COinS