Date of Award

Fall 9-2013

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Besnik Skenderi

Language

Albanian

Abstract

Sot, të konsiderohen projektet si të izoluara nuk është aspak në përputhshmëri me kërkesat e biznesit. Sot, kompanitë mundohen të gjejnë mënyra të reja për t’i trajtuar projektet individuale apo projektet në grupe, programe apo portfolio. Në një ambient me shumë projekte, kompleksiteti i menaxhimit reflektohet nga natyra shumë diverse e projekteve. Njohja e ngjashmërive dhe diferencave në mes projekteve të ndryshme bëhet më evidente për metodat e menaxhimit. Dhe kjo është arsyeja se pse projektet duhet të ndahen sipas llojeve që u përkasin. Objekt trajtimi i temës sime është të kuptuarit e menaxhimit të projekteve në portfolio dhe natyra e projekteve të cilat menaxhohen në portfolio. Për t’u përmbushur qëllimet e kërkimit është formuar një kornizë konceptuale përmes konsultimit dhe kërkimit të një literature të madhe. Qasja e kërkimit në këtë temë diplome është realizuar duke përdorur dhe duke u bazuar në studime të shumta, të bëra në botë, të cilat, sipas shumë vlerësimeve, mund të përdoren si shembuj ndihmës edhe në nivel lokal apo në nivel vendi. Sa i përket këtij aspekti një ndihmë të madhe kam pasur nga Komuna e Prishtinës, më saktësisht nga Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim Lokal, nga Drejtoria e Urbanizmit, e Ndërtimit dhe e Mbrojtjes së Mjedisit si dhe nga ajo e Infrastrukturës Lokale, duke më ofruar informata, sidomos rreth çështjes kryesore të studimit, qëllimit të tij: definimi i projekteve dhe menaxhimi i tyre në portfolio.


DOI

10.33107/ubt-etd.2013.2110

Included in

Business Commons

Share

COinS