Date of Award

Winter 1-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Law

First Advisor

Blerim Olluri

Language

Albanian

Abstract

Në shkencën e Forenzikës, studimi i balistikës paraqet analizën apo studimin e lëvizjes dinamike, lëvizjen këndore dhe efektet e njësive të predhave, si plumbave, raketave, bombave, etj.

Në të njëjtën kohe është më se e vërtet se gjatë një hetimi penal mund të vijnë në shprehje apo zbatohen një numër i caktuar i aplikimeve balistike. Të gjitha këto me qëllimin e vetëm të hetimit dhe zbulimit të krimit.

Në fakt kjo ka të bëjë me pjesën e fizikës që merret me studimin e trajektores së predhës dhe të sjelljes së saj prej momentit të shkrepjes në tytë deri në rënien definitive. Për këtë qëllim bëhen edhe ekspertime identifikuese dhe jo identifikuese të armës së zjarrit, ekspertimet e predhës dhe të gëzhojës, ekspertimet e grimcave të barutit dhe të grimcave GSR. Janë dy tipa themelorë të ekspertimit të armës së zjarrit: identifikues dhe jo identifikues.

Nevoja për balistiken bëhet edhe me domethënës kur kemi parasysh format përmes të cilave sot mund të kryhen vepra të ndryshme penale, madje duke përdorur edhe metoda më të sofistikuara. Rrjedhimisht në këtë punim do mundohemi që të analizojmë se si dhe cili është roli i balistikës në hetimin e krimit.

Për ta analizuar një temë të tillë do përdoren metoda të ndryshme por që kryesisht do të dominojnë, metoda analitike, deskriptive dhe krahasimore.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2252

Included in

Law Commons

Share

COinS