Date of Award
Winter 2-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Shqipe Agushi
Language
Albanian
Abstract
Skleroza e shumëfisht është sëmundje që shkakton paaftësi dhe agoni. Ekzaminimi i afërt tregon që progresi në ditët e fundit ka pasur përmirsime të dukshme. Ky progres na ka dhën shpresa për arritje më të mëdha në kuptimin e gjenetikës dhe patologjis së sklerozës së shumëfisht, në të njejten mënyrë edhe në kuptimin e diagnozës trajtimit dhe rehabilitimit të pacientve më këtë sëmundje. Numri i këtyre pacientve sipas statistikave dita e ditës është në rritje. Në punim kam shënuar për sëmundjen e sklerozës së shumëfishtë, simptomat e kësaj sëmundje, llojet, diagnozën, faktorët e rrezikut, trajtimin, si është të jëtosh më këtë sëmundje, stresin dhe depresionin që shkakton, dhe kujdesin infermieror tek këta pacient. Ndërsa i kam bashkangjitur edhe statistikat e marra në spitalin e përgjithshëm në Pejë për pacientet të cilet trajtohen aty. Të dhënat janë marr nga protokolet në repartin e Neurologjisë.
Nga rezultatët për 3 vite që i kemi marrë të dhënat janë 5 pacient më sklerozë të shumëfisht të cilet trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, prej tyre 3 janë femra dhe 2 meshkuj. Mosha e cila ka dal të jetë më e prekur është nga 35 deri në 45, gjithashtu sipas rezultateve gjinia femrore është më e prekur se gjinia mashkullore. Këta pacientë kohë pas kohe në varësi nga komplikimet që i ofron sëmundja shtrihen në spitalin e Pejës në repartin e Neurologjisë dhe marrin trajtim disa ditorë, duke filluar nga 3 ditë e që mundë të zgjas deri në 7.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2337
Recommended Citation
Elshani, Diellza, "KUJDESI DHE EDUKIMI INFERMIEROR TË SKLEROZA E SHUMËFISHTË" (2020). Theses and Dissertations. 1730.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1730