Date of Award
Summer 6-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Fëllënza Spahiu
Language
Albanian
Abstract
Apendiksi akut është një zgjatje vermiforme e cecumit ( një tub i hollë i verbër ). Cecum është pjesa e parë e kolonës në formë qese e vendosur në anën e poshtme të djathtë të barkut. Për shkak se cecumi është një thes, ai quhet edhe zorrë e verbër. Eshtë rreth 5-10 cm në gjatësi. Diametri i shëndetshëm i apendiksit nuk kalon 6mm..Emri zyrtar i apendiksit është “appendix veriform” që do të thotë shtojcë e ngjashme me krimbin. Në vitin 1886, ishte Reignald Fitz në Boston, që identifikoi saktë apendiksin si shkakun kryesor të inflamacionit të kuadratit të poshtëm.Ai e quajti apendicit dhe rekomandoi trajtim të shpejtë kirurgjikal të sëmundjes
Qëllim kryesorë ishte të sqarohet niveli i kujdesit infermieror tek pacientët para dhe pas operacionit, poashtu synimi në zgjerimin e njohurive të apendicitit dhe trajtimin e mëtutjeshëm
Metodologjia e punimit u realizua permes qasjes hulumtuese ku klasifikohet në dy kategori: kualitative dhe kuantitative.U identifikuan gjithsej 206 pacientë që u pranuan në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale me dhimbje barku dhe i’u nënshtruan apendektomisë në periudhën Janar 2018-Tetor
Rezultatet siç mund të shohim numri më i madh i pacientëve me apendicit akut në vitin 2018 janë kryesisht meshkuj me 65% .ndersa femra 35%.Grupmosha më e prekur me apendicit akut është prej 18 deri në 40 vjeç me 46% dhe mosha me pak e prekur ishte mbi 60 vjeç me 8%. Edhe në vitin 2019 numri më i madh i pacientëve ishin meshkuj me 72%, ndërsa femra 28%. Gjithashtu grupmosha më e prekur me apendicit akut është prej 18 deri 40 vjeç me 48% dhe mosha më pak e prekur ishte mbi 60 vjeç me 7%. Dhimbja është gjithmonë prezente. Ajo lokalizohet në fosën iliake të djathtë. Fillimisht ajo lokalizohet në regjionin epigastrik umbelikal. Dhimbja evolon me kohën, ajo shtohet me një shtrirje inferiore gjatë 24 orëve në më shumë se 50% të rasteve. për vitin 2018 që kam mbledhur janë vetëm për grupmoshat gjininë dhe numrin, ndërsa tjerat rezultate vlejnë vetëm për vitin 2019.
Diskutim:Apendiciti akut është sëmundja më e shpeshtë në urgjencen abdominal dhe është operacioni më i shpeshtë i apendektomisë. Standardi aktual i kujdesit për pacientë me apendicit është apendektomia kirurgjikale, qoftë laparaskopike qoftë e hapur.
Kryesisht të prekur janë të rinjtë 18-30 vjeç, duke mos harruar moshat më madhore sidomos moshat e shtyera ato mbi 60 vjeç.
Rekomandime:Kujdes ndaj higjenës;
Merrni medikamentet në kohë dhe mënyrë të duhur;
Konsumoni ushqime të buta, me pak yndyrë, si orizi thjeshtë, mishi pules, pure, drithëra, gjithashtu preferohet të konsumoni pem dhe perime të freskëta;
Pini shumë lëngje dhe ujë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2249
Recommended Citation
Sahiti, Agnesa, "KUJDESI INFERMIEROR TEK PACIENTËT ME APENDIKS AKUT" (2020). Theses and Dissertations. 1574.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1574