Date of Award
Winter 12-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Besnik Qehaja
Language
Albanian
Abstract
Teknologjia Wireless u ideua në 1880 nga Alexander Graham Bell dhe Sumner Tainted kur u zbulua telefoni fotografik. Në ditët e sotme, ka shumë lloje të pajisjeve pa tela që përdoren për të komunikuar. Telefoni celular dhe Rrjeti Wireless janë pjesa e jetës sonë të përditshme në të gjithë botën. Pajisja Wi-Fi lejon shkëmbimin (marrjen dhe dërgimin) e të dhënave përmes pajisjeve pa tela dhe Wi-Fi lëshojnë valë radio. Pajisjet që përdorin Wi-Fi janë kompjuterët, tabletat, celularët, audio player, aparatet fotografikë digjital si dhe pajisjet përcjellëse te kompjuterit si printerët, tastiera, miu e etj. Pajisjet pa tela janë të bazuara në standardin IEEE 802.11.
Në ditët e sotme, përdorimi i pajisjeve pa tela u rrit nga dita në ditë sepse këto pajisje nuk përdorin kabllon fizike për komunikim. Këto pajisje përdorin rrezatimin elektromagnetik për të marrë dhe dërguar të dhënat përmes ajrit. Këto pajisje pa tela lëshojnë rrezatime të dëmshme që ndikojnë negativisht në trupin e njeriut sepse rrezatime të tilla janë të pranishme kudo që nuk mund t'i ndiejmë dhe as nuk i shohim. Këto rrezatime depërtojnë në trupin tonë dhe ndikojnë në ADN-në e qelizës (ADN-ja është material gjenetik i qelizës që është i ndjeshëm ndaj rrezatimit jonizues. Me rrezatimin jonizues ADN-ja e qelizës mund të ndryshohet).
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2645
Recommended Citation
Sahiti, Hashim, "ANALIZA E EFEKTEVE SHËNDETSORE GJATË PËRDORIMIT TË RRJETAVE PA TELA NË KUSHTET E JETËS REALE" (2020). Theses and Dissertations. 2139.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2139