Date of Award

Fall 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Law

First Advisor

Blerim Olluri

Language

Albanian

Abstract

Në vitet e fundit, shoqëritë në të gjithë botën kanë bërë përparime të mëdha në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Teknologjia e informacionit dhe komunikimit tani përshkon pothuajse çdo aspekt të jetës së njerëzve e si rrjedhojë kjo e bën shoqërinë të ekspozuar ndaj kërcënimeve të tilla si krimi kibernetik, domethënë krimi i kryer kundër të dhënave dhe sistemeve kompjuterike ose nëpërmjet tyre.

Risitë që paraqet kjo fushë shtrojnë nevojën për ndërhyrje normative të vazhdueshme ndaj sjelljeve kriminale të ndodhura në hapësirën kibernetike, pasi format e konsumimit të veprave penale kibernetike ndryshojnë dukshëm nga format tradicionale të krimit dhe si rrjedhojë, aplikimi i mundshëm i normave ekzistuese penale ndaj sjelljeve të paligjshme të realizuara nëpërmjet sistemeve kompjuterike do të rrezikonte ndjeshëm zhvillimin shoqëror duke ruajtur thelbësisht kronologjinë dhe logjikën e trajtimit të tezës fillestare, ndërtimin gjatë etapave argumentuese dhe vërtetimin e hipotezave të parapara në këtë studim.

Pikërisht, qëllimi i këtij punimi është studimi i fenomenit të krimit kibernetik në dimensionet e ndryshme të evoluimit të tij në Europë dhe Kosove, duke analizuar parimet bazë të së drejtës dhe çdo dispozitë ligjore në kuadër të përcaktimeve dhe përmbajtjes së “Konventës së Budapestit mbi Krimin Kibernetik” duke theksuar nevojën e ndjekjes në mënyrë prioritare të një politike penale, që ka për qëllim mbrojtjen e shoqërisë nga krimi kibernetik, nëpërmjet hartimit të një legjislacioni të përshtatshëm dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër këtij lloj krimi.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.2258

Included in

Law Commons

Share

COinS